E Diel, 1 Nëntor 2026

Ansambli i Shkodrës do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar të Kroacisë



Ansambli “Pjetër Gaci” i qytetit të Shkodrës do të përfaqësojë vendin tonë në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar të Kroacisë. 30 pjesëtarë të ansamblit folklorik të qëndrës kulturore “Pjetër Gaci”, së bashku me drejtuesit artistike të tyre, do të marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar Folklorik, konkurrimi i të cilit do të jetë për dy ditë me radhë, 22 dhe 23 gusht, në Kroaci, ku do të marrin pjesë 17 shtete europiane dhe më gjerë. Përfaqësimi i Shqipërisë me ansamblin artistik “Pjetër Gaci” është bërë i mundur pas një përzgjedhjeje në rang kombëtar, ku ai është vlerësuar si grupi më i mirë në disa aktivitete kombëtare të zhvilluara kohë më parë. Prej disa ditësh grupi artistik i qendrës kulturore “Pjetër Gaci” ka bërë përgatitjet e duhura për të pasur një pjesëmarrje sa më dinjitoze në këtë veprimtari artistike të rëndësishme ndërkombëtare. Dje, ka qenë dita e fundit e përgatitjeve, ku u bë një provë e pergjithshme për të gjithë elementet me të cilët do të përfaqësohet Shkodra në këtë aktivitet. Udhëheqësi artistik i kësaj qendre, Bardhyl Hysa, si dhe koreografi Aldo Nika, që janë edhe drejtues të grupit shkodran në Kroaci, shprehen se pjesëmarrja në një veprimtari të tillë për Shqipërinë është për herë të parë dhe artistët shkodranë pretendojnë për trofe në konkurrim. Sipas drejtuesve artistikë, grupi shkodran që përfaqëson Shqipërinë, ka në programin e tij pjesë me këngë të ndryshme folklorike, instrumente popullorë si, çifteli, lahutë, fyell, si dhe veshje karakteristike të zonës, me xhubleta, fustanella malësoresh, jelek brezi, stoli të ndryshme prej ari dhe argjendi që përbëjnë një pjesë të fondit të kulturës popullore shqiptare.

Kinema “Millenium 2”, pesë filmat që do të shfaqen në vjeshtë

Gjatë sezonit të vjeshtës në kinema “Millenium 2” do të shfaqen pesë filma, të gjinive të ndryshme, sipas listës së bërë publike nga zyra e shtypit e kësaj kinemaje.
Filmat

Filmi “Sex and the city”, (në shqip “Seksi dhe qyteti”), me regji të Michael Patrick King, me aktorët: Sarah Jessica Parker, Kim Cattrall, Kristin Davis, Cynthia Nixon. Gjinia e filmit është komedi-dramë.

Filmi “Get smart”, (në shqip “Hyr i zgjuar”), me regji të Peter Segal, me aktorët: Steve Carell, Anne Hathaëay, Dëayne Johnson Alan Arkin. Filmi është i gjinisë aksion-komedi.

Filmi “Leatherheads”, (në shqip “Kokat e lëkurës”), me regji të George Clooney, i cili është dhe protagonisti kryesor në këtë film, së bashku me Renee Zellëeer. Filmi i gjinisë komedi, pritet të shfaqet për publikun kryeqytetas në muajin tetor.

Filmi “Night in Rodanthe”, (në shqip “Natën në Rodanthe), me regji të George C.Ëolfe, me aktorët: Richard Gere dhe Diana Lane. Filmi është një histori romantike dashurie.
Filmi “The dark knight”, (në shqip “Kalorësi i errët”), me regji të Christopher Nolan, ku interpretojnë aktorët: Christian Bale, Michael Caine, Heath Ledger, Gary Oldman, Aaron Eckhart, Morgan Freeman etj. Ai është një film aksion, që mendohet të shfaqet në kinema “Millenium 2” në fund të muajit tetor.

21 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›