Ban Ki Mun, Gruevskit: “Edhe më tej bashkëpununim për çëshjen e emrit”
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun i ka dërguar një letër kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ku ndër të tjera ka theksuar se çmon angazhimin për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajonin ballkanik dhe se është i vetëdijshëm se ekzistojnë edhe çështje të tjera për diskutim midis Shkupit dhe Athinës. “Sekretariati i Kombeve të Bashkuara do të vazhdojë të punojë me Maqedoninë dhe anëtarët e Qeverisë Suaj për çështje me interes të përbashkët. Posaçërisht, përfaqësuesi im personal Methju Nimiç do të vazhdojë me përpjekjet e tij për ndihmë në gjetjen e zgjidhjes në kontestin për çështjen e emrit”,- shkruan në letrën e tij Ban Ki Mun. “Jam i vetëdijshëm se ekzistojnë edhe çështje të tjera për të cilat vlerësoni se duhet të jenë lëndë e diskutimit mes Shkupit dhe Athinës. Shpresoj se me zgjidhjen e çështjes së emrit, do të hapet rruga për marrëdhënie më të mira, të cilat do të kontribuojnë për ballafaqim me këto çështje tjera, si dhe për zgjidhjen e tyre eventuale”,- thuhet në letrën e Ban Ki Munit dërguar Gruevskit. Kjo letër është përgjigjja e letrës që Gruevski i dërgoi me herët Ban Ki Munit në të cilën njoftohej për gjendjen e minoritetit maqedonas në Greqi.
21 Gusht 2008