“Titanic”, film i bazuar në histori të vërtetë
Drama e filmit Titanic? Është një histori e vërtetë. Të frymëzonte dramën e filmit të Leonardo Di Caprios dhe Kate Ëinslet ka të bëjë me pasionin e pafat mes Roberta Manionit, kamariere angleze me origjinë italiane, dhe një anëtari të ekuipazhit të anijes më të famshme të historive. Bukuroshja Roberta në vitin 1912 ishte vetëm 19 vjeç dhe u nis nga Londra për të shoqëruar pronaren në udhëtimin që nga Southampton kishte si pikësynim mbërritjen në Nju Jork. Pikërisht gjatë udhëtimit, kamarieria u dashurua marrëzisht me personin që e ndihmoi të ngjitej në një mjet të ndihmës së shpejtë. Falë ndihmës së të riut guximtar, kontesha dhe kamarierja shpëtuan nga kjo mbytja e tmerrshme dhe u çuan më pas në Nju Jork. Djaloshi për fat të keq nuk mundi të shpëtonte. Në kujtim të atij momenti tragjik, Roberta shkroi një poezi dhe një artikull për gazetat e asaj epoke por nuk e bëri kurrë të ditur emrin e djalit me të cilin përjetoi një pasion të madh dashurie. Vetëm në vitin 1999 të gjitha këto dokumenta së bashku me një foto të Manionit u bënë publike. Ndërkohë filmi “Titanic” i interpretuar nga Leonardo Di Caprio mbetet filmi që ka fituar më shumë audiencë në historinë e kinemasë botërore.
21 Gusht 2008