E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta dhe karriera e David Beckham në shfaqje muzikore



“The theatre of dreams”. Ky është titulli i shfaqjes muzikore që do të sjellë në skenë jetën dhe karrierën e një prej lojtarëve më të njohur të fushës së futbollit: David Beckham. Projekti është ide e një prej producentëve të West End. Në këtë shfaqje mendohet të shfaqet transformimi i një karriere modeste në një karrierë të madhe suksesi. Teatri i ëndrrave nuk është gjë tjetër veçse mbiemri i Old Trafford, stadiumi i Manchester Uinted ku Beckham përfitoi sukesin e padiskutueshëm. Ai është një figurë e përmendur mjaft jo vetëm përsa i përket kampit të lojes por edhe jashtë tij. Një martesë super e përfolur me popstarin e momentit, vogëlushët me emrat e veçantë, stilimet dhe prerjet e flokëve, tatuazhet gjithnjë e më të dukëshëm. Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, edhe roli si model i Armanit i kohëve të fundit, futbollisti nxorri në pah bukuri disi të fshehura... Superfutbollisti është kthyer tashmë në një personazh të biznesit, pse të mos mendohet kështu për transformimin e jetës së tij në një shfaqje teatrore? E thënë, e bërë. Tashmë mbetet të shohim se cilat do të jenë rezultatet e kësaj iniciative, duke shpresuar të jenë më të mirat e arritura kohët e fundit nga futbollistët.

Ëndrra e Thurman, shumë fëmijë me biznesmenin Busson

Ka arritur majat e suksesit si aktore dhe tashmë dëshirat e saj shkojnë larg. Uma Thurman kohët e fundit ka kuptuar se dëshira më e madhe do të ishte të kishte një familje sa më të madhe në numër dhe shumë fëmijë me biznesmenin zviceran, Arpad Busson. Ylli i filmit, “Kill Bill”, ka vendosur të martohet me Busson, me të cilin është e lidhur prej një viti, ndërkohë që dëshiron të ketë shumë fëmijë me të. Thurman, e cila ka dy fëmijë me Ethan Haëke ka thënë: “Më pëlqen shumë të jem nënë. Fëmijët e mi janë dhurata më e madhe që më është dhënë ndonjëherë”.

Ryan: “Në Hollywood nuk ka dashuri”

Meg Ryan kurrë nuk do të mund të ketë një lidhje afatgjatë me një mashkull pasi, sipas saj, ndjenjat e sinqerta të dashurisë janë të pamundura në Hollywood. Aktorja e cila ka luajtur rolin e të dashurës së Jim Morrisonit në filmin për grupin “The Doors”, ka qenë e martuar me aktorin Dennis Quaid, mirëpo dashuria e tyre kishte marrë fund pasi aktorja pati një lidhje sentimentale me aktorin Russell Crow. “Është shumë e vështirë të jesh një person që ka arritur diçka në karrierën e tij dhe të kesh një lidhje afatgjatë. Unë nuk kam arritur të kem sukses në një lidhje. Është vërtet shumë e vështirë”,- ka shpjeguar e trishtuar Ryan.

21 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›