Ansambli "Isuf Myzyri, feston 30 vjetorin
Me qindra qytetarë të qytetit të Elbasanit kanë ndjekur për rreth një orë këngët e muzikës popullore të Elbasanit dhe të Shqipërisë së Mesme, në një ceremoni që u zhvillua me rasatin e 30 vjetorit të krijimit të Ansamblit të njohur "Isuf Myzyri". Artisti Isuf Myzyri kompozitor, Artist i Popullit është themelues i orkestrinës popullore në Elbasan, njihet nga të gjithë si vjershëtar dhe këngëtar i shquar.
Ai lindi në Elbasan në vitin 1881, në një familje të varfër. Që në rini u shqua për zërin e ëmbël dhe veshin e tij të mprehtë muzikor. Shumë shpejt ai do t'i përkushtohej tërësisht muzikës. Mësoi vetë violinën dhe duke krijuar këngët e para. Shumë shpejt orkestrimeve të krijuar prej tij, krijuan repertorin me këngë erotike dhe historiko- patriotike. Referuar dokumenteve të publikuara në librin Enciklopedia e Elbasanit, Isuf Myzyri është autori i 90 krijimeve poetike e muzikore, por vetëm 21 prej tyre njihen në ditët e sotme në të gjithë Shqipërinë. Ato janë konsideruar perla të muzikës popullore