Partizani: Goditja e merkatos quhet Xhaferri

Edhe Partizani bëri goditjen e tij në merkaton dimërore, madje në orën e fundit të saj. Ymer Xhaferri, 23 vjec, mesfushor i avancuar është edhe emri i ri i të kuqve. Xhaferi (179 cm) është një njohje e vjetër e trajnerit Hasan Lika, pasi bosi i demave e ka pasur në urdhërat e tij kur drejtonte Besën. Së fundi, Xhaferri ka luajtur në Finlandë me Oulua dhe PP-77. Shqiptari nga Mitrovica ka luajtur në kampionatin e Kosovës me Trepcen.
Partizani do të përballet në javën e 18-të me Skënderbeun dhe skuadra e kuqe do të udhëtojë qysh të premten në drejtim të Korcës. Nga skuadra e Partizanit gjatë mërkatos dimërore u larguar sulmuesi Gerhard Progni, ndërkohë që sulmuesi tjetër Enco Malindi ndodhet ende ne Bullgari për testime te Sllavia e Sofjes.