E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besian Idrizaj transferohet nga Liverpuli te Wacker Tirol

Pak orë përpara përfundimit të merkatos dimërore, skuadra austriake Wacker Innsbruck realizoi një goditje të madhe. Sulmuesi shqiptar Besian Idrizaj u transferua nga Liverpuli për te zijeshilët e Wacker Tirol deri në fund të sezonit.
Sulmuesi, 189 cm i gjatë, shfaqi talentin e tij të madh në ndeshjen e testuese të Liverpulit kundër Wrexham të fituar nga ekipi i Rafa Benitezit me rezultatin 3-2. Idrizaj shënoi 3 gola brenda 26 minutash lojë. Benitez e vlerësonte Idrizajn sidomos në lojën me kokë.
Në mars të vitit të kaluar, 20-vjecari u huzua nga Liverpuli te skaudra Luton Toun, e kategorisë së dytë angleze (Champioship) për pjesën e dytë të sezonit 2006-2007. Gjatë verës së vitit të kaluar Idrizaj ishte në forcë si i huazuar me Kristal Pallas, ku dhe u aktivizua për një gjysmë sezoni (2007-2008) dhe fitoi një përvojë të cmuar.
I kënaqur nga kjo lëvizje mbeti pa dyshim drejtori sportiv i Ëacker Tirol, Helmut Kraft, ish-trajneri i Hamdi Salihit te skuadra e SV Ried. "Ai (Idrizaj) është një nga lojtarët më të talentuar te Kombëtares U-21 austriake. Është një shans i madh për të që do të luajë në Bundesligën austriake. Besoj se do të japë shumë. Është pikërishtt tipi që ne kërkonim në sulm. Ai është 1.89 metra, i fortë në lojën e ajrit dhe huazimi deri në verë nuk na kushtoi thuajse asgjë. Benitez është i bindur për cilësitë e tij dhe flet gjithmonë mirë për të. Për lojtarin është gjithshtu një shans i madh të luajë".
Idrizaj konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të shkollës austriake. Lojtari i Shpresave të Austrisë, i pëlqyer shumë edhe nga ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, kroati Oto Baric, u transferua në vitin 2005 nga LASK (debutoi qysh në moshën 16-vjec) te kampionët e Europës, Liverpuli, duke qenë një lojtar i rregullt në formacionin e dytë të "Redsave".
Besian Idrizaj, sot kreu edhe stërvitjen e parë në Innsbruck dhe do të aktivizohet menjëherë në ndeshjen miqësore kundër Kufstein në Tivoli (ora 16:00).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›