Tirana: Kcira dhe Mohelebi debutojnë kundër Elbasanit

Tirana sot paradite zhvilloi stërvitjen e fundit përpara sfidës me Elbasanin, të programuar për ditën e shtunë në orën 17:00 në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Trajneri Astrit Hafizi tashmë është i bindur për formacionin që do të hedhë në fushë kundër skuadrës së Krenar Alimehmetit, një tjetër ish-trajner që ka drejtuar më parë 23-herë kampionët.
Dy janë emrat që do të debutojnë me kampionët në fuqi në rifillimin e kampionatit: mbrojtësi shqiptaro-kroat Lekë Kcira dhe mesfushori francez Laurent Mohelebi. Në portë do të jetë si gjithmonë Blendi Nallbani. Mbrojtja do të rreshtohet me Fagun, Kcirën, Vrapin dhe Hajdarin. Më mesfushë do të luajnë Arapi, MOhelebi, Capja dhe më të avancuar Klodian Duro dhe Jahmir Hyka. Në sulm i vetëm nga minuta e parë pritet të luajë Daniel Xhafaj.
BILANCI TIRANA-ELBASANI
129 ndeshje; 66 fitore Tirana, 34 barazime, 29 fitore Elbasani. Golat: 239-118.
Faza e parë
Elbasani-Tirana 1-1
STATISTIKA: 20 NDESHJET E FUNDIT
Sezoni 2007-2008
Elbasani-Tirana 1-1
Sezoni 2006-2007
Elbasani-Tirana 2-2
Tirana-Elbasani 2-0
Elbasani-Tirana 1-2
Sezoni 2005-2006
Elbasani-Tirana 1-0
Tirana-Elbasani 1-1
Elbasani-Tirana 1-0
Tirana-Elbasani 2-3
Sezoni 2004-2005
Elbasani-Tirana 3-1
Tirana-Elbasani 2-2
Elbasani-Tirana 2-2
Tirana-Elbasani 0-1
Sezoni 2003-2004
Tirana-Elbasani 0-0
Elbasani-Tirana 1-1
Tirana-Elbasani 3-0
Elbasani-Tirana 5-2
Sezoni 2002-2003
Tirana-Elbasani 1-0
Elbasani-Tirana 2-1
Sezoni 1999-2000
Elbasani-Tirana 2-1
Tirana-Elbasani 1-0
Totali: 20 ndeshje, 6 fitore Tirana, 7 barazime, 7 fitore Elbasani. Golat 28:25
Pesë ndeshjet e fundit të Tiranës
Vllaznia- Tirana 4-1
Tirana-Besa 2-0
Besëlidhja-Tirana 0-2
Tirana-Skënderbeu 3-2
Shkumbini-Tirana 0-2
5 ndeshje; 4 fitore, 1 humbje
Pesë ndeshjet e fundit të Elbasanit
Elbasani-Besa 2-0
Skënderbeu-Elbasani 0-1
Elbasani-Flamurtari 2-2
Teuta-Elbasani 0-1
Elbasani-Kastrioti 2-0
5 ndeshje; 4 fitore, 1 barazim