Partizani, kualifikimi vlen 2000 USD për kokë

Kualifikimi ndaj boshnjakëve të Shiroki Brijeg do të cojë automatikisht në xhepat e lojtarëve të Partizanit nga 2000 dollarë amerikanë.
Partizani nis sot përgatitjet në kryeqytet për t'i dhënë rifiniturat e fundit formacionit që do të përballet me skuadrën e Ivan Katalinicit.
Partizani barazoi ndeshjen e parë në Bosnjë (0-0) dhe i ka të gjitha shanset të kalojë në turin e dytë eliminator të Kupës UEFA.
Të mërkurën, më 31 korrik në "Qemal Stafa" do të zhvillohet akti i dytë midis dy ekipeve, ku shanset e Partizanit për një kualifikim në turin e dytë janë më të mëdha.
Partizani e ka kaluar tri herë turin e parë eliminator: sezonin 2004-2005, kundër Birkirkarës në Kupën UEFA; sezonin 2003-2004, kundër Makabi Netanjahut në Kupën Intertoto dhe sezonin 1970-1971, kundër Advitabergs në Kupën e Kupave.
NDESHJET NDËRKOMBËTARE
2008-2009, KUPA UEFA
Turi I: Shiroki Brijeg-Partizani 0-0
2006-2007, KUPA INTERTOTO
Turi I: Ethnikos Aknas-Partizani 4-2, 1-2
2004-2005, KUPA UEFA
Turi I: Partizani-Birkirkara 4-2, 1-2
Turi II: Bnei Sahnin-Partizani 3-0, 3-1
2003-2004, KUPA INTERTOTO
Turi I: Partizani-Makabi Netanjau 2-0, 1-3
Turi II: Dacia Kisinau-Partizani 2-0, 3-0
2002-2003, KUPË UEFA
Turi I: Hapoel Tel Aviv 1-0, 4-1
1995-1996, KUPA UEFA
Turi I: Fenerbahce-Partizani 2-0, 4-0
1993-1994, LIGA E KAMPIONEVE
Turi I: Partizani-Akranes 0-0, 0-3
1991-1992, KUPA E KUPAVE
Turi I: Partizani-Fejenord 0-0, 0-1
1990-1991, KUPA E UEFA
Turi I: Partizani-Universitea Krajova 0-1, 0-1
1987-1998, LIGA E KAMPIONEVE
Turi I: Benfika-Partizani 4-0, *
1981-1982, LIGA E KAMPIONEVE
Turi I: Austria Vjenë-Partizani 3-1, 0-1
1980-1982, KUPA E KUPAVE
Turi I: Malmoe-Partizani 1-0, 0-0
1979-1980, LIGA E KAMPIONEVE
Turi I: Partizani-Sëlltik 1-0, 4-1
1971-1972, LIGA E KAMPIONEVE
Turi I: CSKA Sofje-Partizani 3-0, 1-0
1970-1971, KUPA E KUPAVE
Turi I: Atividabergs-Partizani 1-1, 0-2
Turi II: Vaker Insbruk-Partizani 3-2, 2-1
1968-1969, KUPA E KUPAVE
Turi I: Partizani-Torino 1-0, 1-3
1964-1965, LIGA E KAMPIONEVE
Turi I: Partizani-Këln 0-0, 0-2
1963-1964, LIGA E KAMPIONEVE
Turi I: Partizani-Spartak Plovdiv 1-0, 1-3
1962-1963, LIGA E KAMPIONEVE
Turi I: Norkeping-Partizani 2-0, 1-1
Bilanci: 42 ndeshje; 8 fitore, 7 barazime, 27 humbje. Golat: 29-73.
*- Ndeshje e humbur në tavolinë
Sipas Kupave N F H H GOLAT
Liga e Kampioneve: 15 3 3 9 7:26
Kupa e Kupave: 10 2 3 5 8:11
Kupa UEFA: 11 1 1 9 7:23
Kupa Intertoto: 6 2 0 4 7:13
Total : 41 8 6 27 29:73