Pogradec, gjendet i vetëvarur 52-vjeçari

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit. Një 52-vjeçar është gjendur i vetëvarur nga familjarët e tij ditën e sotme. Viktima, Nexhmi Hyka, i cili është gjetur i pajetë. Mësohet se gjendja shëndetësore e viktimës nuk ishte e mirë, pasi ai kishte mbetur i paralizuar pas një operacioni në shtyllën kurrizore.
Ngjarja ka ndodhur në komunën Propisht të rrethi të Pogradecit, dhe policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj.