E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, kanosën prefektin, arrestohen 2 vëllezërit

Policia e Vlorës ka arrestuar 2 vëllezërit, të cilët ditën e djeshme kanë kanosur prefektin e qarkut. Dy vëllezërit, Ilir dhe Erjon Limushaj janë vënë në pranga, pasi një ditë më parë pas një debati të çastit, në ambientet e prefekturës së Qarkut Vlorë kanë kanosur Prefektin e Qarkut, kanë goditur punonjësit e prefektures si dhe kanë dëmtuar sende të ndryshme.
 

Ka qenë vet prefekti i qarkut Vlorë, Eduard Veçani, ai i cili ka deklaruar se dy persona, kanë tentuar ta dhunojnë por nuk janë lejuar nga punonjësit e prefekturës. Sipas tij më pas dy personat kanë thyer xhamat e prefekturës duke dhunuar edhe punonjësit e saj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›