Humbi në Belgjikë,policia e kërkon në Shqipëri

Autoritetet Belge kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit për të gjetur shtetasen Albana Margjeka, e cila është shpallur e humbur në Belgjikë që më datë 15 janar 2008.
Në këtë kontekst, Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve për të kontribuar me informacione që mund të çojnë në gjetjen e kësaj shtetaseje.
Shtetasja Albana Margjeka, vjeç 30, më 15 janar 2008, rreth orës 14.00', ka lënë banesën e saj në Belgjikë. Pas kësaj date nuk ka më asnjë gjurmë të saj. Për këtë arsye autoritetet belge kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit për të gjetur këtë shtetase.
Zj. Margjeka është rreth 1m e 65 cm, me trup të dobët dhe flokë të zinj të prerë shkurt. Në momentin e zhdukjes, ajo ishte veshur dukshëm me veshje sportive të zezë. Zj. Margjeka është parë të lëvizë me mjetin e saj tip Volkswagen Golf me targë XQM 558.
Nëse e keni parë këtë person ose nëse dini vendndodhjen e saj, lutemi të kontaktoni me shërbimet e Policisë së Shtetit ose në numrin pa pagesë 129.