E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, gjendet eksploziv poshtë makinës së kreut lokal të PS

VLORë-Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur sot në orët e para të mëngjesit, një sasi lënde djegëse dhe një fitil, në automjetin e kreut lokal të PS-së dhe deputetit të Vlorës për këtë forcë politike, Eltar Deda.
Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, Ylli Metko se "sasia e lëndës djegëse ishte vendosur në dy kuti, njera prej të cilave u gjet poshtë automjetit “Benz” të Dedës, ku u zbulua edhe një fitil, ndërkohë që, pjesa tjetër ishte lënë në kofanon e mjetit."
Sipas Metkos, kjo lëndë djegëse u zbulua nga vetë Deda, rreth orës 07.45 të mëngjesit të sotëm, në momentin kur ai po drejtohej tek autovetura që e parkonte pranë shtëpisë.
Deda ka njoftuar policinë për këtë ngjarje, ndërkohë që, uniformat blu nisën menjëherë hetimin. Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Metko tha se, "nuk ka ndonjë pistë të saktë lidhur me këtë fakt.
Ai nuk përjashtoi mundësinë që lënda djegëse të jetë vendosur nga persona që ushtrojnë aktivitetin e parkimit të automjeteve. Policia ka shoqëruar deri tani për këtë ngjarje një numër personash.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›