Konflikti, se te dy donin te paguanin
Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Lezhes bejne te ditur se uniformat blu kane mberritur ne vendin e ngjarjes ne fshatin Rraboshte te ketij rrethi. Nje grup specialistesh te komisariatit te policise ka plotesuar keqyrjen e vendit te ngjarjes, si dhe ka mbledhur deshmite nga banoret e zones, te cilet kane qene te pranishem ne lokalin ku ndodhi konflikti. Gjithashtu, jane marre ne pyetje pjesetare te familjeve Ndreca dhe Ndreka. Nje tjeter grup i efektiveve blu ka mberritur ne spitalin e Lezhes dhe me pas ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, per te marre ne pyetje Sokol Ndrecen dhe Tonin Ndreken, por ka qene e pamundur deri ne oret e para te mengjesit. Kjo pasi te dy bashkefshataret kane qene ne gjendje te dehur. Policia beri te ditur se nga hetimet e para ka rezultuar se konflikti ka nisur per shkak te pageses se pijeve alkoolike. Te dy bashkefshataret kane dashur te paguajne ne lokal dhe nuk i kane hapur rruge njeri-tjetrit, derisa njeri ka perfunduar ne kirurgji dhe tjetri ne burg.