E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masaker me thika, ne koma 48-vjecari

Nje 36-vjecar nga fshati Roboshte i rrethit te Lezhes akuzohet se ka therur me thike nje bashkefshatarin e tij, pas nje grindjeje per motive te dobeta. Uniformat blu kane arrestuar Sokol Ndrecen, nen akuzen e “vrasjes se mbetur ne tentative”, si dhe “mbajtje te armeve te ftohta”. Shkak per kete mesohet se eshte bere plagosja e 48-vjecarit Tonin Ndreka, i cili ka perfunduar ne sallen e kirurgjise ne Spitalin Ushtarak Tirane ne gjendje kritike per jeten. “Ngjarja ka ndodhur rreth ores 16. 40 minuta te dites se djeshme”, bejne te ditur burime te policise se Lezhes. Mesohet se dy bashkefshataret kane konsumuar se bashku per afro tre ore sasi te konsiderueshme alkooli, perpara se te fillonin nje grindje per pagesen e pijeve.
Sipas policise, ka qene Sokol Ndreca, 36 vjec, me profesion taksist, qe ka qelluar disa here me thike 48-vjecarin Tonin Ndreka ne bark, duke i shkaktuar plage te renda. Banoret e zones i kane derguar te dy ne spitalin e Lezhes, ne gjendje te rende per shkak te plageve dhe te konsumimit te alkoolit me shumice. Tonin Ndreka mesohet se eshte derguar ne kryeqytet per ndihme te specializuar, ndersa policia ka prangosur ne shtratin e spitalit taksistin, qe akuzohet se ka tentuar te vrase bashkefshatarin. Burime nga bluzat e bardha saktesuan se 48-vjecari i plagosur i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale, por mjeket e Spitalit Ushtarak ende nuk kane dhene shprese per jeten e pacientit. Ndersa Sokol Ndreca ka vazhduar mjekimin intensiv ne spitalin e Lezhes dhe, sipas mjekeve, gjendja e tij shendetesore eshte ne permiresim. A.Bushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›