“Zyber Hallulli” feston 90-vjetorin e krijimit
Streha e pare vorfenore, “Zyber Hallulli”, ka mbushur 90 vjet qe nga dita e krijimit. Kjo dite e vecante eshte perkujtuar nga bashkeshortja e Kryeministrit, Liri Berisha dhe drejtues te organizatave te ndryshme jofitimprurese. Kryetari i Institutit Kombetar te Integrimit te Jetimeve Shqiptare, Ilir Cumani, tha se jetimet shqiptare duhet te ndjehen te motivuar, me qellim qe imagjinata dhe energjite e tyre te clirohen. Streha Vorfenore u themelua ne 28 nentor te vitit 1917 ne Tirane, nga bamiresi Rauf Fico, rrugen e te cilit ndoqen me pas dhe bamiresit e tjere; Sali Vuciterna, Zyber Hallulli, Sadik Numani, Mehmet Shijaku, Xhelal Toptani, Ismail Ndroqi etj. Historia e Strehes se pare Vorfenore eshte historia e perpjekjeve sublime per ringjalljen e shpresave te femijeve jetime, te varfer dhe te braktisur. Fillimisht ne kete qender u strehuan 50 femije te kesaj kategorie dhe me pas ky numer do te rritej nga viti ne vit, per te arritur ne mbi 250 vete. Pas clirimit te vendit, Streha e pare Vorfenore do te shkrihej dhe aktiviteti i saj do te zevendesohej me 18 shtepi femijesh, qe u celen ne gjithe vendin. Sot ajo mban emrin e kryebashkiakut te pare te Tiranes, Zyber Hallulli. Nje vend te vecante ne aktivitetin e djeshem, te zhvilluar ne “Hotel Tirana”, ishte edhe fjalimi i “Artistes se Popullit” Tinka Kurti, duke kujtuar rolin e saj ne filmin “Si gjithe te tjeret”, me tematike jetimet.