E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antidoping, asnjë pozitiv para turneut

Kontrollet

FIFA ka konfirmuar se 256 kontrollet antidoping të zhvilluar përpara startit të Botërorit 2010 te lojtarët kanë rezultate negative. “Të gjitha përfaqësueset bashkëpunuan”, deklaroi Jiri Dvorak, përgjegjësi i departamentit mjekësor. Federata Botërore vendosi që tetë lojtarë, të secilës prej 32 skuadrave finaliste në Afrikën e Jugut t’u nënshtroheshin kontrolleve. Ato u realizuan gjatë përgatitjeve përpara startit të botërorit, nëpërmjet testeve të urinës e gjakut, ndërsa kontrollet për substanca të ndaluara do të vazhdojnë edhe gjatë aktivitetit. Pas ndeshjeve, teste anti-doping do të zhvillohen për dy lojtarë (të përzgjedhur me short) të secilës skuadër. Në total, janë parashikuar 512 kontrolle, ndërsa rastet pozitive në futboll janë mjaft të ulëta: vetëm 0,05 për qind në krahasim me sportet e tjera.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›