Mungon në stërvitje, Drogba në dyshim
Vazhdon të mbetet mister gjendja e sulmuesit të Bregut të Fildishtë, Didië Drogba. Pikëpyetje ka edhe për aktivizimin e kapitenit të “elefantëve” në sfidën e së martës kundër Portugalisë. Gjatë të premtes, nga stafi i Sven-Goran Erikson erdhën lajme pozitive rreth lojtarit të çelsit, i cili iu nënshtruar një operacioni në krah, pas dëmtimit të pësuar në miqësoren me Japoninë. Të gjithë besuan te rikuperimi i jashtëzakonshëm i Drogbasë, por gjatë ditës së djeshme, situata ndryshoi përsëri. Sulmuesi nuk mori pjesë në seancën stërvitore të paradites. “Didië qëndroi në hotel me mjekët”, pohuan zyrtarët e Bregut të Fildishtë. Trajneri Erikson kërkon të ketë një panoramë sa më të qartë të gjendjes së lojtarit dhe vetëm në momentin e fundit do të vendosë nëse Drogba do të aktivizohet.
#