Londer 2012 ceremonia e hapjes
Sot është dita që Londra ka pritur për vite me radhë dhe që të gjithë atletët e botës presin prej 4 vitesh. Në orën 21:00 do të zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave Olimpike, që do të transmetohet në të gjithë planetin dhe ka kushtuar plotë 27 milionë euro.
Aty do të bëhet edhe parada e delegacioneve të të gjitha skuadrave pjesëmarrëse, të udhëhequr nga sportistët përkatës flamurmbajtës, spektatorët do të ndjekin hyrjen në stadium të Flakës Olimpike, ndezjen e flakës olimpike që do të hapë zyrtarisht Lojërat dhe që do të qëndrojë e ndezur përgjatë gjithë evenimentit.
Emri i ceremonisë së hapjes është “Ishujt e mrekullive” dhe eventi do të nisë me rënien e këmbanës më të madhe në Europë. Për skenën e hapjës, me titullin “Jeshile dhe e këndshme”, stadiumi olimpik do të shndërrohet në një fshat anglez, ku do të ketë edhe kafshë të vërteta, si 12 kuaj, dy lopë, tre dhi, dhjetë pula dhe 70 dele.
Sipas skenarit të ceremonisë së hapjes, mbretëresha Elizabetë do të pritet në hyrjen e stadiumit olimpik nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhak Rog. Më pas, do të startojë edhe parada e skuadrave që do të parakalojnë njëra pas tjetrës. Skuadrat e 205 vendeve do të kalojnë të gjitha sipas rendit alfabetik, përveç dy përjashtimeve: Greqia hyn e para, si vendi themelues i Lojërave Olimpike dhe Britania e fundit, si vend organizator.
Një grup prej 15 mijë personash do ti japë jetë ceremonisë së hapjes, me regjinë e Deni Bojli, ndërsa 10 mijë prej tyre janë balerinë. Finalja e madhe është padyshim hyrja në stadium e pishtarit olimpik dhe ndezja e flakës, që nis zyrtarisht këtë edicion të Lojërave.