E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria ne Lojerat Olimpike 2012

Shqetësimi kryesor është siguria e lojërave olimpike, dhe Britania e madhe do i mbrojë këto lojëra olimpike në rrugë, në qiell dhe në tokë. Dejvid Kamerun kryeministri i Britanisë së Madhe është frymëzuar nga fjalimi i famshëm i Cërcill në 4 qershor yë vitit 1940, I cili kishte thënë se Do të luftojmë në det dhe në oqeane, do të luftojmë në qiej, në plazhe, në fusha dhe në rrugë, për të siguruar vendin. Kamerun ka vazhduar duke thënë se Londra do të jetë e blinduar dhe se policia do të mbështetet nga ushtria më e mirë në botë. Kryeministri I është kundërpërgjigjur kështu sfidantit republikan të presidentit amerikan Obama, mit rumni, I cili sapo ka mbërritur në londër ka gjetur rast për të kritikuar organizimin e lojërave olimpike 2012. ROMNEY, I cili ka drejtuar në vitin 2002 organizimin e olimpiadave rë Salt Lejke Siti në Jutah, në një intervistë për NBC ishte shfaqur mëse i habitur për historitë e dëgjuara rreth problemeve organizative, për sigurinë dhe kaosin në transport. Rumni ka përfunduar duke thënë se nuk e dinte se si do të përfundonte e gjithë kjo. Kamerun ka reaguar duke thënë se Rumni duhej të shihte edhe atë që anglezët kishin arritur të realizonin në një kohë krize. Po organizojmë Lojërat olimpike në një nga qytetet më aktive të Botës. Sigurisht që do të ishte më e lehtë ti organizoje në shkretëtirë. Në fund të fjalës së tij Kamerun ka bërë thirrje që të gjithë të shijojnë lojërat olimpike por në të njëjtën kohë të mos harrojnë se Mbretëria e Bashkuar është vendi më e mirë për të bërë biznes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›