E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beach Volley nuk e tradhton bikinin

Vetëm pak orë përpara startit të Lojërave Olimpike Londër 2012, Federata Ndërkombëtare e Beach Volley ka miratuar ndryshimin e uniformës së sportisteve femra, duke lënë mënjanë bikinin seksi të përdorur deri më tani, në këmbim të një kompleti më sportiv.

Uniforma tashmë do të përbëhet nga pantallona të shkurtra dhe bluza me mëngë të gjata, por ky vendim nuk është pritur mirë nga vetë sportistët që praktikojnë “beach volley”.

Gjermania Laura Ludvig ka nënvijëzuar se sportistët “nuk kanë ndërmend ta pranojnë ndryshimin”, pasi atyre u pëlqen të luajnë me bikini, duke e cilësuar këtë si “uniformën profesionale”.

Edhe amerikania Kerri Uolsh, dy herë kampione e botës ka të njëjtin mendim, duke theksuar se “i pëlqen të luajë me bikini”, ndërsa gjermania tjetër Ilka Semel ka shpjeguar se të praktikosh beach volley në vapë është e pamundur të luash me uniforma të tjera dhe për këtë arsye në të kaluarën u vendos që të shkurtohej gjatësia e pantallonave të shkurtra.

Vendimi i Federatës Ndërkombëtare të Beach Volley, për të përdorur uniforma më pak seksi erdhi me qëllimin që veshja të përshtatej për sportistet e vendeve ku feja ua ndalon femrave ekspozimin me bikini, në mënyrë që edhe ato të mos ndihen të përjashtuara nga Lojërat Olimpike.

Një revolucion i vërtetë në sportin e beach volley, por që tashmë duhet parë nëse kjo do të ndikojë në pakësimin e publikut, pasi është absoluisht e vërtetë që një prej arsyeve të popullarizimit të sportit të beach volley ishin padyshim kostumet seksi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›