Paulin Dhëmbi largohet nga Partizani
Skuadra e Partizanit po përjeton një eksod të vërtetë gjatë merkatos verore. Pas Elis Bakajt, që duket se do të provojë një përvojë jashtë Shqipërisë dhe Bledi Shkëmbit që do të kthehet në Ukrainë, lamtumirën këtij ekipi ia ka dhënë edhe mesfushori tjetër Paulin Dhëmbi. Mesfushori ka tërhequr dje dokumentacionin e tij nga klubi kryeqytetas, duke qenë përfundimisht një lojtar i lirë, pasi i ka mbaruar edhe kontrata që kishte me Partizanin. Sipas burimeve pranë futbollistit, ai ka marrë disa oferta nga skuadra të kampionatit shqiptar, mes të cilave më të mirat ekonomikisht janë të Dinamos dhe Besës, dy skuadra që ashtu si Partizani luajnë në Kupat e Evropës.