Zbulohet punishtja ku falsifikoheshin pijet alkoolike
Antikrimi ekonomik ka vënë në
pranga tre persona, pronarë
të një fabrike, ku falsifikoheshin
pije alkoolike. Operacioni për
kapjen e tyre është zhvilluar në Tiranë,
duke vendosur në pranga pronarin
e kësaj fabrike dhe dy punëtorë.
Burimet zyrtare të policisë bënë
të ditur se strukturat e posaçme të
hetimit të krimit kanë realizuar operacionin
blic të koduar "Konjaku i
lirë". Gjatë këtij operacioni u arrestuan
Qemal Xhafaj, 30 vjeç, Fatmir Koleci,
59 vjeç dhe Nazmi Kurti, 48 vjeç,
të gjithë banues në Tiranë. Në
kuadër të këtij operacioni, të sipërcituarit
u kapën në flagrancë përgjatë
transportimit të pijeve alkoolike
të falsifikuara, me një automjet me
targa të huaja. Gjatë kontrollit të kryer
në automjet, u sekuestruan në
cilësinë e provës materiale 16 kuti me
nga 12 shishe 0.75 litërshe me etiketa
konjak "Skënderbeu". Ndërkohë,
gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet
e banesës së Fatmir Kolecit,
policia arriti të sekuestrojë një sasi të
madhe alkooli. Madje, Koleci u kap
duke mbushur shishe me pije të
ndryshme alkoolike. Pas një hetimi
disamujor, duke përdorur të gjitha
metodat speciale të hetimit, u
mundësua kapja në flagrancë e tre
shtetasve të mësipërm, të dyshuar
për konsumim të veprës penale të
"falsifikimit të vulave, stampave, ose
formularëve", "falsifikimit të letrave
me vlerë", "prodhimit dhe shitjes së
ushqimeve e të lëndëve të tjera të
rrezikshme për shëndetin" dhe "prodhimi
i kundërligjshëm i artikujve
dhe mallrave industrialë e ushqimorë".
Nga ana e seksionit kundër
krimit ekonomik u kryen veprimet e
para procedurale dhe materialet e
përpiluara do t‘i kalojnë për kompetencë
organit të Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, për hetime të
mëtejshme.
pranga tre persona, pronarë
të një fabrike, ku falsifikoheshin
pije alkoolike. Operacioni për
kapjen e tyre është zhvilluar në Tiranë,
duke vendosur në pranga pronarin
e kësaj fabrike dhe dy punëtorë.
Burimet zyrtare të policisë bënë
të ditur se strukturat e posaçme të
hetimit të krimit kanë realizuar operacionin
blic të koduar "Konjaku i
lirë". Gjatë këtij operacioni u arrestuan
Qemal Xhafaj, 30 vjeç, Fatmir Koleci,
59 vjeç dhe Nazmi Kurti, 48 vjeç,
të gjithë banues në Tiranë. Në
kuadër të këtij operacioni, të sipërcituarit
u kapën në flagrancë përgjatë
transportimit të pijeve alkoolike
të falsifikuara, me një automjet me
targa të huaja. Gjatë kontrollit të kryer
në automjet, u sekuestruan në
cilësinë e provës materiale 16 kuti me
nga 12 shishe 0.75 litërshe me etiketa
konjak "Skënderbeu". Ndërkohë,
gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet
e banesës së Fatmir Kolecit,
policia arriti të sekuestrojë një sasi të
madhe alkooli. Madje, Koleci u kap
duke mbushur shishe me pije të
ndryshme alkoolike. Pas një hetimi
disamujor, duke përdorur të gjitha
metodat speciale të hetimit, u
mundësua kapja në flagrancë e tre
shtetasve të mësipërm, të dyshuar
për konsumim të veprës penale të
"falsifikimit të vulave, stampave, ose
formularëve", "falsifikimit të letrave
me vlerë", "prodhimit dhe shitjes së
ushqimeve e të lëndëve të tjera të
rrezikshme për shëndetin" dhe "prodhimi
i kundërligjshëm i artikujve
dhe mallrave industrialë e ushqimorë".
Nga ana e seksionit kundër
krimit ekonomik u kryen veprimet e
para procedurale dhe materialet e
përpiluara do t‘i kalojnë për kompetencë
organit të Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, për hetime të
mëtejshme.