Të persekutuarit përkujtojnë sot 37 të pushkatuarit pa gjyq
TIRANE- Shoqata Mbarëkombë tare e të Persekutuarve Politikë përkujton në një ceremoni, 65-vjetorin e ekzekutimit pa gjyq të 37 intelektualëve të Tiranës. Kjo ishte hakmarrja e Partisë Komuniste për ata intelektualë që nuk i ishin vënë në krah të saj, prandaj brenda 20 ditëve vrau pa asnjë motivacion elitën intelektuale të qytetit dhe të vendit. Aktiviteti, sipas organizatorëve, realizohet në bashkëpunim me ambasadën amerikane, ku ambasadori Uidhers do të mbajë fjalën e nderit. Ndërsa Presidenti Topi do t'i nderojë të 37 këto intelektualë me titullin "Nderi i Kombit".
"Më 16 nëntor është 65-vjetori i ekzekutimit të 37 intelektualëve shqiptarë, të cilët priten të nderohen nga ambasada amerikane dhe nga Presidenti i Republikës, që do t'i nderojë ata me titullin 'Nderi i Kombit', - u shpreh dje sekretari i përgjithshëm i kësaj shoqate, Besim Ndregjoni. Ai dëshiron të veçojë nga i gjithë ky grup intelektualësh Lorenc Rashën, i laureuar dy herë në Austri dhe Itali për mjekësi dhe që është babai i akrobates së njohur Vitore Sallaku (bashkëshortja e humoristit Skënder Sallaku). Mehmet Dado, që mbaron me medalje ari te 'Harry Fulltz', shkon në Kozenca për inxhinier, përfundon me medalje ari si ushtarak i lartë, por ngaqë nuk pranon të betohet para flamurit italian, e ulin në gradë.
Si dhe intelektualin tjetër Isuf Adhamin, drejtori i parë i kompanisë bujqësore Qafzotaj, që ishte i martuar me një italiane dhe kishte të birin vetëm dy vjeç kur ai u ekzekutua. Sot, i biri tij, Adham Adhami, doktor i njohur në Itali, merr pjesë në këtë ceremoni, ku përveç babait të tij, do të nderohen dhe intelektualë të shumtë. Ndregjoni thekson se në mesin e të pushkatuarve janë dhe dy vëllezërit dhe kushëriri i Musine Kokalarit, Muntaz dhe Vesim Kokalari si dhe Syrja Kokalari.
(s.g/BalkanWeb)