E Diel, 1 Nëntor 2026

Apel për solidaritet: Të ndihmojmë për të shpëtuar jetën e një fëmije

Kjo është Deliada, një vajzë vetëm 2 vjeçe nga Lushnja dhe është e shtruar në një spital në Breshia të Italisë, ku po lufton për të mbijetuar. Kalvari i vuajtjeve te vogëlueshes nisi në moshën 15 muajshe, kur prindërve u lindën dyshimet e para se diçka nuk shkonte, pasi ajo nuk reagonte si më parë. Mbas vizitave të njëpasnjëshme në spitalin e Lushnjes, asaj nuk i diagnostikohej një sëmundje e saktë por vetëm hamendësime. Edhe pas dërgimit në Tiranë e njëjta gjë, vetëm pas këmbënguljes së prindërve dhe gjyshit të Deliades për ta dërguar në Itali, në rrugë private, asaj i diagnostikohet një tumor në kokë. Por tashmë në gjendje të renduar nga vonesat e zgjatura në Shqipëri.
Menjëherë mbas kërkesës për ndihmë pranë Shoqatës Lushnja, ju kërkua ndihmë për një vizë mjeksore pranë Konsullatës së Përgjithshme në Vlorë, ku duhet theksuar interesimi personal i Konsullit Sergio Strozzi, i cili na lidhi me zyrën e vizave por për arsye të procedurave të gjata ajo u dërgua në rrugë private.
Mbas shtrimit në Spitalin civil të Breshias asaj i janë bërë disa ndërhyrje në kokë. Tani ajo ka rreth një vit nga shtrimi në spital dhe sipas mjekeve vazhdon të jetë përsëri në rrezik për jetën dhe gjatë kësaj kohe ajo, çdo javë, bën kimio-terapi, ku një kimio kushton deri në 1500 euro. Edhe pse ajo është operuar në kokë, asaj i ka ngelur një masë tumori në tru që si hiqet me operim e për këtë bën kimio-terapi.
Edhe pse familja ka bërë ç`është e mundur për ta shëruar duke harxhuar të gjitha financat dhe duke shitur edhe shtepinë dhe duke jetuar me qera, përseri s`ia ka dalë dot t`i mbulojë shpenzimet që duhen për të shëruar fëmijën. Edhe pse nje fondacion në Breshia ka kontribuar me një pjesë të shpenzimeve, përsëri shpenzimet janë të larta dhe të pa përballueshme për këtë familje, tashmë të rënuar ekonomikisht por edhe psikologjikisht.
Shoqata Lushnja ka bërë apel në këtë qytet dhe shumë qytetarë kanë kontribuar.Vlen për tu theksuar ndihma e Bashkisë Lushnje dhe e kryetyarit z. Fatos Tushe që u ka kërkuar të gjithë stafit të Bashkisë të japin një kontribut për këtë rast. Në të njëjtën kohë edhe nga emigrantet kanë filluar konfirmimet e para për kontribute.

Familja e fëmijës kërkon ndihmë ngakushdo që të mundet për të vazhduar të përballojë koston e mjekimit të saj. Nëna dhe babai ndërprenë punën për të ndjekur shëndetin e vajzës dhe sot ndodhen në Breshia, në kushte të rënda ekonomike.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›