E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqet makina në akull, dy të plagosur rëndë

Bulqizë-Dy persona janë plagosur rëndë pas një aksidenti në Bulqizë. Burime nga policia saktësuan se N. Mamiu dhe A. Krosi po udhëtonin me një makinë tip benz nga Bulqiza për në qytetin e Burrelit. Vetëm pak kilometra pasi kanë lënë prapa Qafën e Buallit mjeti ka dalë nga rruga për shkak të akullit dhe ka rënë në greminë. Shoferë që lëviznin në këtë rrugë u kanë vajtur në ndihmë dy të plagosurve. Fillimisht i kanë dërguar në spitalin e Bulqizës dhe më pastaj për shkak të mungesës së mjekëve janë transportuar për në spitalin e qytetit Burrelit. Mjekët e këtij spitali kanë konstatuar se dy të plagosurit kishin fraktura dhe dëmtime serioze. Është kërkuar që N. Mamiu të transportohej me helikopter, ndërsa A. Krosi me ambulancën e spitalit “Xhavit Mara” të Burrelit, drejt Spitalit Ushtarak. Ditët e fundit janë shtuar aksidentet rrugore në rrethet e Qarkut të Dibrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›