E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, në pranga 3 persona të kërkuar nga drejtësia italiane

DURRES - Tre persona, të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, janë vënë në pranga nga policia e Durrësit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se tre të arrestuarit ishin dënuar në shtetin italian për trafik të lëndëve narkotike.

Mes të arrestuarve është një çift, 59-vjecari Sami Osmani dhe bashkëshortja e tij N.Osmani 54-vjeçe, si dhe një 32-vjeçare me iniciale E.T. 

Te tre të arrestuarit pritet të ekstradohen drejt shtetit italian, ku do të vuajnë edhe dënimin e dhënë nga gjykata.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›