E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Referendumi në Kosovë dëmton Serbinë

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, tha sot se vendimi i përfaqësuesve të serbëve në pjesën veriore të Kosovës, që në mesin e muajit shkurt, të organizojnë referendum, mund të jetë i dëmshëm për Serbinë, në mbrojtjen e interesave legjitimë në Kosovë.

Më tej, Tadiç u tha gazetarëve në Beograd, se para Serbisë është dialogu me Kosovën, që bart rreziqe lidhur me zgjidhjen e problemeve, dhe vlerësoi se nuk ekziston mundësia, që udhëheqja lokale të bëjë më tepër se shteti, në zgjidhjen e problemeve të popullatës serbe.

Ai ka përsëritur edhe njëherë se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën. “Nuk ekziston ditë kur ne nuk e mbrojmë integritetin tonë në Kosovë”, tha Tadiç. Në këtë kuadër, ai u ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve në pjesën veriore të Kosovës, që ta mbështesin Serbinë në mbrojtjen e interesave legjitimë në Kosovë, e jo ta vështirësojnë këtë proces.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›