“21 janari”, Ina Rama: Komandanti i Gardës vrau protestuesin Faik Myrtaj
TIRANË- Protestuesi Faik Myrtaj, i cili mori pjesë në protestën e 21 janarit të vitit të shkuar është vrarë nga arma e komandantit të Gardës Ndrea Prendi.
Ky fakt u konstatua nga kryeprokuroja Ina Rama gjatë konferencën e paralajmëruar për gazetarët, ku ishte e shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ku informoi publikun mbi hetimet e 21 janarit.
“Nga arma e komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, një beretë 9 mm, me numër F52 79 6 D, janë realizuar 11 qitje në drejtim të turmës. Një nga plumbat ka vrarë shtetasin Faik Myrtaj dhe plumbat e tjerë janë gjetur në pemët dekorative dhe në ambientet e zyrave të UNHCR-së. Ky person ka ndërruar tytën e pistoletës së tij me shtetasin Margarit Kume, dhe ka dëmtuar gjilpërën e pistoletës që ekpertët të mos zbulonin se gëzhojat janë gjetur nga arma e tij. Kjo është arsyeja se shtetasi Margarit Kume procedohet për mohimin e së vërtetës”,- deklaroi kryeprokurorja.
Ndërkohë nga ekspertiza e FBI-së, kryeprokurorja bërë me dije se rezulton se janë fshirë dhe pamjet filmike, madje asnjë filmim bërë nga 11 kamerat e kryeministrisë gjatë protestës së opozitës së vitit të shkuar nuk i është servirur organit të akuzës.
““Pamjet e regjistruara nga protesta, nga ora 19.24 deri në 19.36 janë hedhur nga serveri në një paisje të jashtme. Në momentin e protestës kanë qenë në punë 11 kamera që kanë qenë të programuara të filmojnë në cilësi të lartë. Filmimet nuk u vunë dhe nuk janë vënë ende në funksion të prokurorisë”,- theksoi Rama. Prokuria ka kërkuar arrestin me burg për IT që ka kryer, fshirjen e së vërtetës dhe ka kryer edhe shpërdorimin detyre”,- nënëvizoi Ina Rama.
“Me heret, gjykata pasi ka vlerësuar kërkesën e akuzës dhe ka vendosur arrest shtëpie dhe jo arrest me burg për ta”,- bëri me dije kryeprokurorja. Prokuroria e Pergjithshme tha se do te ankimohet vendimi, pasi sipas saj, nisur nga pasojat tepër të rënda të veprimeve të këtyre personave, ata konsiderohen me rrezikshmëritë lartë.
Lidhur me vrasjen e protestuesit tjeter, Aleks Nika, Ina Rama tha se nga dëmtimi i tepërt i plumbit të gjetur në trupin e protestuesit ende nuk është bërë i mundur identifikimi i armës nga e cila ka dalë. Ndaj hetimet për këtë vrasje po vazhdojnë, bëri me dije kryeprokurorja
Prokurorja e Përgjithshme bërë me dije se organi i akuzës po kryen edhe hetime mbi organizatorët e dhunës së protestës së 21 janarit të vitit shkuar.
“Ndaj është e nevojshme heitmi i disa deputetëve, të cilët gjatë protestës krijojnë dyshime se me vepimet e kryera kanë organizuar dhunë. Kështu Besnik Bare, Taulant Balla dhe Tom Doshi do hetohen për organizim dhe pjesmarrje në tubim të dhunshëm”,- bëri me dije kryeprokurorja Ina Rama.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera 21 Janari, Ndrea Prendi merret në pyetje në Prokurori Akuza e Prokurorisë, Balla dhe Doshi: Duam drejtësi, heqim dorë nga imuniteti VIDEO: Ina Rama për '21 janarin'