Greqi, publikohet lista e debitorëve të mëdhenj ndaj shtetit
ATHINE - Ministria e financave ka publikuar një listë me emrat e 4 152 personave, që i detyrohen shtetit një shumë totale prej 14 miliardë e 877 milionë euro.
Lajmin e bën të ditur agjencia shtetërore greke e lajmeve.
Sipas listës, që u publikua në sajtin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Sistemeve Informatike, debitori më i madh sillet të jetë një person me një detyrim total prej 952 milionë euro.
Në listë nuk përfshihen debitorë të cilët kanë bërë rregullimin e detyrimeve të tyre, për t'i shlyer me këste.
Mësohet se në listë ka edhe emra shqiptarësh, të cilët nuk kanë paguar detyrimet ndaj shtetit grek. Edhe pse emrat e tyre, nuk vecohen në njoftimin e Ministrisë së Financave, ato mund të gjehen në listën e debitorëve të publikuar më poshtë.
Publikimi i listës jep "dritën jeshile" për të filluar kontrollet nga zyrat juridike dhe kompanitë e inkasimit ndaj debitorëve.
Publikimit të kësaj liste i kishte paraprirë publikimi, disa muaj më parë, i një liste tjetër, me subjektet e biznesit që kishin detyrime të mëdha ndaj shtetit.
Të dy kategoritë kanë pa shlyer detyrime ndaj shtetit në vlerën 42 miliardë euro, një pjesë të të cilave ministria e financave është orvatur të inkasojë nëpërmjet rregullimit të ri, që i lejon të shlyejnë me 60 këste debitorët.
Lidhje te tjera LISTA ME EMRAT E DEBITORËVE