Pacolli: Gana, shteti i 86-të që njeh Kosovën
PRISHTINË- Republikës së Kosovës i mbërrin njohja e parë në vitin 2012, nga Republika e Ganës, e 86-ta që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Njohjen e Kosovës nga Gana e deklaroi sot pasdite zv/kryeministri kosovar, Behgjet Pacolli, duke theksuar edhe vizitat e kontaktet që kishte pasur me këtë shtet.
Vitin e kaluar, në listën zyrtare të MPJ-së kosovare të shteteve anëtare të OKB-së që e kanë njohur Kosovën janë shtuar 13 vende, duke mbërritur në gjithësej 85.
Prishtina zyrtare pret që njohjet e pavarësisë së Kosovës në vitin 2012 do të tejkalojnë numrin 100.
Më 1 dhjetor të vitit të kaluar zyra e zv/kryeministrit Pacolli njoftonte se Presidenti i Republikës së Ganës, John Atta Mills, ka premtuar se çështja e Kosovës do të ketë trajtim shumë të veçantë nga kjo Republikë e Afrikës Qendrore. Bëhej e ditur se në kuadër të angazhimeve shtetërore, për lobimin për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, zv/kryeministri i parë i qeverisë së Republikës së Kosovës është takuar në Nju Jork me presidentin e Republikës së Ganës, John Atta Mills.
(ma.ar/BalkanWeb)