Antihelenizmi, leva ku mbështetet nacionalizmi i vjetër i politikës së re në Shqipëri
Reagimet e skajshme të strukturave nacionaliste në vend me status të legjitimuar, për të denoncuar “skandalin” e Ministrit të Punës, Spiro Ksera, në lidhje me takimin e tij “antishqiptar” me deputetin e Agimit të Artë, K. Papa, në Bularat më 28 tetor, është një bufonatë dhe pak më pak se një stuhi në gotë. Megjithatë, një fakti i tillë provon më së miri se këto struktura e ushqejnë nacionalizmin e tyre me antihelenizëm. Që pasuesit e këtij lloji nacionalizmi të kenë ushqim antihelen sa më të bollshëm, ideatorët e tij manipulojnë, shtrembërojnë dhe falsifikojnë si antishqiptare çdo gjë që ka lidhje me Greqinë. Tregon se synon hapur dhe në mënyrë provokative përkeqësimin e marrëdhënieve me Greqinë dhe krijimin e një situate paniku nacionalist tek minoriteti etnik grek në Shqipëri. Synon të shkaktojë presion ndaj qeverisë në Tiranë, për t’i lëshuar terren frymës nacionaliste në përgjithësi e asaj antigreke në veçanti, në politikën e saj zyrtare të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Athinën, që përbën edhe garancinë më të mirë për rrugën e Shqipërisë drejt Evropës.
Cila është e vërteta e takimit të deputetit dhe ministrit Spiro Ksera me deputetin K. Papa të Agimit të Artë.
Takimi qe rastësor dhe mëse i zakonshëm në një ceremoni përkujtimore. U provua se të dy faktorët nuk e njihnin njeri- tjetrin. Sapo mori vesh me kë bisedonte, deputeti grek u hodh në sulm duke i thënë z. Ksera, se “je anëtar i një qeverie që nuk respekton të drejtat e Vorio-Epirotëve”. Dhe zoti Ksera iu përgjigj. “Unë jam këtu, jetoj dhe punoj këtu me familjen time dhe marr pjesë në qeveri për të mbrojtur të drejtat e minoritetit etnik grek. Nuk jetoj në Greqi dhe as vij këtu të hedh ndonjë shashkë e të kthehem prapë në Greqi”. Kjo ishte e tëra, madje e pranuar në site-n e vet dhe nga Agimi i Artë. Pyetja shtrohet: -A ka qëndrim më dinjitoz se ky nga një përfaqësues i minoritetit grek, pjesëtar në Parlament dhe në kabinetin qeverisë?
Merita e politikanit të sotëm është të dijë t’i përgjigjet kujtdo me monedhën e tij dhe jo t’i kthejë krahët, se kështu do partia Kuq e zi. Diversioni i antihelenistëve nacionalistë shqiptarë, ngritur mbi gënjeshtrën, abuzimin dhe manipulimin sipas parimit të të bërit qimen tra, kthehet në shqetësim se amplifikohet me densitet kaq të madh sa që i ngjan dialogut final para një dyluftimi tragjik. Pjesëmarrja në këtë diversion antihelen e një pjese të sistemit mediatik bashkë me mbeturinat e indoktrinimit antihelen komunist, po e kthejnë atë në një pushtet informal, që mbyt çdo zë të arsyeshëm, mendjeftohtë, të civilizuar e me frymë europiane.
Problemi bëhet më i mprehtë, po të kemi parasysh se në përgjithësi Ballkani rrëshqet në kurthin e nacionalizmit, i cili jo rrallë identifikohet me faktorin shqiptar.
Po ashtu nuk duhet harruar se situata e recesionit të zgjatur në Greqi e bën më të lehtë rrugëdaljen nacionaliste. Zgjedhjet e fundit politike në Greqi u dhanë akses zëdhënësve të këtyre tendencave, pa ditur kush se si mund të administrohen në të ardhmen. Fakt është se, pas “arritjeve” të fundit të antihelenizmit të nacionalizmit shqiptar, Qeveria greke është nën presion për ta shtruar çështjen e nacionalizmit shqiptar në Bashkimin Evropian, e për të theksuar që Shqipëria, kandidatja për në BE, nuk respekton parimin bazë për familjen evropiane, atë të fqinjësisë së mirë. Por Qeveria greke duket se nuk ka ndërmend t’u dorëzohet këtyre sirenave dhe po këtë shembull duket se po ndjek edhe qeveria e vendit tonë.
Për nacionalizmin antihelen shqiptar a është kjo strehë e fundit, apo dalje nga kjo strehë e fundit?!
Mendoj se kemi të bëjmë fatkeqësisht me rastin e dytë. Madje, shihet qartë se zgjedhjet a ardhshme parlamentare do të kenë “patrioto-nacionalizmin” si sfondi kryesor me ushqim të përcaktuar, - antihelenizmin. Po ravijëzohen edhe konturet e forcave përbërëse të këtij “poli”. Ai fillon me parti brenda koalicionit qeverisës dhe përfundon te kreu i opozitës. Kuptohet se formë të plotë ky pol ka për të marrë andej nga pranvera e vitit të ardhshëm, kur do të duket se cila nga partitë e mëdha do të ketë shansin për t’i fituar zgjedhjet. Kuptohet se implementimi në këto momente i një projekti të tillë, veçanërisht nga parti në koalicionin qeverisës, do të kërkonte largimin e tyre nga qeveria, që do të thotë humbjen prej tyre të benefiteve të pushtetit për zgjerimin e elektoratit. Ideja e përfaqësuesve të këtij “poli” mbështetet tek fakti se populli është lodhur me politikën e deritashme “të demokracisë evropiane dhe i ka kthyer asaj krahët. Oferta nacionaliste, ose politika patriotike, - mendojnë - mund të ketë akses më të mirë tek votuesit e partisë më të madhe elektorale, që janë bojkotuesit e votimeve. Tri forca AK-ja, PDIU-ja dhe LSI-ja kanë dalë në plan të parë të polit në strukturim. E pëlqyer duket kjo taktikë elektorale edhe për PS-në apo edhe ndonjë forcë tjetër politike, të re apo të vjetër, të vogël apo të madhe. (Lideri i PS-së mezi përmbahet kur i kërkohet të ulë tonet antihelene).
Qëndrimet e fundit të ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti, në raport me Greqinë tregojnë se më shumë se përpjekje për komprometim të koalicionit qeverisës, apo provokim të tij, është një kërkesë për të evidentuar më mirë rolin e liderit në këtë ndërmarrje, si forcë politike me e konsoliduar dhe me reputacion më bindës brenda dhe jashtë vendit. (Zoti Panariti, pas vizitës në Greqi, i ndihmuar edhe nga zoti Meta, i amplifikoi deri në dhjetëfish qëndrimet e veta “në mbrojtje të shqiptarizmit” në vizitën e tij zyrtare në Athinë. Deklaratës në tone të buta të Ministrisë së Jashtme Greke pas incidentit në Këlcyrë, shkaktuar nga pasues të AK-së dhe PDIU-së, iu përgjigj nga posti zyrtar me deklaratë në mbrojtje të tyre. Pak ditë më vonë, në një emision televiziv foli për “çështjen çame” me një terminologji që vuri në pozitë edhe kryetarin e partisë së çamëve. Me aktivistë të AK-së organizon seminare kualifikuese në strukturat e Ministrisë së Jashtme – E megjithatë, ministri i Jashtëm Grek e merr në telefon zotin Panariti dhe i konfirmon pjesëmarrjen e tij në festimet e 28 Nëntorit në Tiranë).
Ajo që përbën një shqetësim tjetër është fakti se strukturat e këtyre forcave politike kanë në prapavijë një mbështetje ekonomike jashtë parametrave të çdo logjike. Burimi i tyre nuk dihet. Urojmë që të mos jenë, si zakonisht në raste të tilla, nga kanalet e parave të pista, që aq zhurmshëm dëgjohen vite me radhë në Jug të vendit, e as nga shtete me interesa të caktuara në vendin tonë, e të shprehura ditë e fundit në shtypin e shkruar.
Po qeveria?
Është tepër e vështirë që të besohet se qeveria dhe Kryeministri nuk i njohin dhe nuk i ndjekin këto zhvillime. Deri në një farë mase është e kuptueshme heshtja. Por Kryeministri, i cili i ka ndezur motorët e zgjedhjeve, por pa hapur letrat e tij, i ka kthyer sytë nga faktori ndërkombëtar. Ai e di shumë mirë dhe kushdo e kupton se nacionalizmi, aq më tepër ndaj vendit të vetëm fqinj në BE, është një nocion dhe aksion i papërkrahshëm nga Perëndimi. Po ashtu, mosdevijimi nga parimet që rregullojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Greqinë, (pavarësisht nga qëndrimet e ministrit të Jashtëm, Panariti), i krijojnë Kryeministrit mundësi reale që në zgjedhjet e ardhshme të ketë totalisht me vete faktorin ndërkombëtar.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)