E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali i pamëshirshëm ndaj Athletico Bilbaos

Real Madridi me një lojë të bukur, ka arritur të marrë një fitore të thellë, në shifrat 5-1 kundra Athletic Bilbaos në fushën e tij, duke u përgjigjur fitores së Barcelonës 3-1 ndaj Zaragozas.

Takimi është nisur me një autogol të lojtarëve baskë që në minutën e 12-të, kur Aurtenetxe devijoi për në rrjetë një top të goditur nga Benzema.

Do të ishte radha e Ramos e Benzema për ta çuar rezultatin në 3-0. Para mbylljes së pjesës së parë Bilbao do të shkurtonte diferencën e golave me anë të Gomez.

Edhe pjesa e dytë, po ashtu si e para vazhdoi në diktatin e madrilenëve të cilët shënojnë edhe dy herë, Ozil e Khedira vulosin rezultatin e ndeshjes në 5-1.

Më herët, Barcelona arriti fitoren e radhës përballë Zaragozas me rezultatin 3-1 ku Messi shënoi dy herë.

Me këtë fitore Reali ndodhet në vendin e tretë të renditjes, në kuotën e 26 pikëve, 8 pikë nga Barcelona e vendit të parë e dy pikë nga Atletico Madrid e cila ka një ndeshje më pak.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›