Antikomunistët e censuruar
Nuk ka dyshim që shqiptarët e ndershëm e patriotë revoltohen sa herë qeveritarët dhe politikanët tanë “bëhen urë” përpara qeverive dhe politikanëve të shteteve të tjera. Qoftë edhe shqiptari më i leqendisur nga vuajtjet dhe fukarallëku, kurrsesi nuk do të dëshironte e të pranonte që serbi, greku apo dikush tjetër jashtë territorit të vendit, “të bënte ligjin” në Shqipërinë e tij. Fatkeqësisht, kjo gjë po ndodh ende në Shqipërinë tonë tej e tej të komunistizuar, pa mundur të shpëtojë nga strategjitë e kahershme antishqiptare, edhe pse pas dy dekadave që populli ynë po rreket të jetojë si në demokraci, në liri e sovranitet. Po rreket të jetojë, sepse ende s’e ka arritur ditën që të mposhtë farën e keqe që mbollën të tjerët në dëm të Shqipërisë e shqiptarëve. Si ka mundësi të mbisundojë ende kaq egërsisht inati dhe urrejtja ndaj njerëzve që e kanë dashur dhe e duan idealisht Shqipërinë dhe shqiptarët !?... Mirë, 50 vjet komunizmi i përbindshëm sllav ushtroi kundër nacionalistëve dhe tregtarëve gjenocid, por tani që themi se po gëzojmë ditët e lumtura të lirisë e të demokracisë perëndimore, cili është shkaku që këta shqiptarë, nga familjet më të mira të historisë së kombit tonë, përsëri privohen dhe në mënyra djallëzore lihen vazhdimisht mënjanë, nënvleftësohen, ndalohen dhe censurohen, jo më pak armiqësisht si atëherë, kur i quanin: “Armiq të Diktaturës së Proletariatit”!?...
Mora shkas për këtë shkrim nga dy promovime kohët e fundit, për dy botimet e dy zonjave të nderuara, të cilat, shpirtërisht, mendërisht dhe organikisht u takojnë brezave autoktonë shqiptarë, qyshkur shqiptarët njohin veten e tyre si komb i madh, në një vend të vogël. Dy zonja, pinjolle të familjeve që kanë qenë gjithmonë të sakrifikuara përballë armiqve të Shqipërisë, sa herë ka pasur përpjekje të dhunohet vendi dhe pavarësia e shqiptarëve. Pra, zonjat, paraardhësit e të cilave kanë bërë historinë e vendit e të kombit shqiptar. Pikërisht njerëzit nga këto familje, që e donin atdheun dhe kombin e vet të bashkuar etnikisht i dënoi, i vrau dhe i burgosi komunizmi sllav në Shqipëri. Pikërisht këto dy zonja, si asnjëra nga moshataret e veta, të përkushtuara për t’i shërbyer kombit të vet me talentin që ia ka dhuruar Perëndia, na sollën kohët e fundit dy libra, njëri më i mirë e më i domosdoshëm nga tjetri.
Vilhelme Vranari (Haxhiraj), autore e 18 librave dhe e trilogjisë së famshme, “Vështroni Meduzën”, e para e këtij lloji në Shqipëri, hyri në historinë e letërsisë me një prurje të vrullshme gjatë këtyre 18 vjetëve si një artiste ish-e persekutuar, stërbijë e denjë e Kaninës së Aranitit të Madh, vjehrrit të Skënderbeut, e cila në romanet, tregimet dhe rrëfenjat për fëmijët e vegjël, me ndërgjegje të pastër atdhetare, u tregon shqiptarëve se kush ishim dikur, e kush jemi sot, se sa dëme të pariparueshme na solli komunizmi në Shqipëri, sa dhimbje e lot u shkaktoi ai shqiptarëve. Por, fatmirësisht, nuk shfarosi gjithçka, na thotë Vilhelmia në romanin e saj të bukur, prekës, me titull “Unaza e prangosur”, ku ajo tregon se sado tmerrshëm që u soll regjimi i urryer i komunizmit me njerëzit atdhetarë e patriotë, gjithsesi, shumë shqiptarë me tradita morale e atdhetare arritën t’i rezistonin atij, ta mposhtnin atë moralisht dhe jetën e tyre bashkëshortore të ndërprerë, nga burgosja e gjatë, ta rinisnin përsëri nga e para, sapo regjimi i urryer theu qafën. Dhe fëmijët e tyre, tashmë të martuar e familjarë, të cilët përjetuan edhe ata si prindërit luftën e pamëshirshme të klasave, përpiqen me të gjitha mënyrat të mos harrojnë të kaluarën e dhimbshme, por gjithashtu, bëjnë ç’munden për t’i gëzuar sadopak edhe prindërit e shumëvuajtur që nuk e tradhtuan kurrë njëri-tjetrin, as kur ndaj tyre ushtruan dhunë e terror psikologjik, ekonomik e familjar. Për çfarë tjetër ka nevojë shoqëria jonë përpos këtyre shembujve të mrekullueshëm që rrëfehen dhe duhet të rrëfehen nga shqiptarët dhe shqiptaret që e duan vendin dhe popullin e tyre të shkalafitur nga regjimi i diktaturës komuniste? Promovimi i librit të saj, “Unaza e prangosur”, mu ditën e panairit të librit, jo vetëm që nuk u regjistrua nga asnjë kamerë në bodrumin e Pallatit të Kongreseve, por s’u kujtua kush nga ata që jepnin çmime aty lart, se, aty poshtë, në bodrumin e “panairit”, një e persekutuar e talentuar promovonte librin e saj të tetëmbëdhjetë, as më shumë e as më pak, qoftë edhe për një nga ato çmimet letrare me bollëk që kanë marrë e marrin persekutorët dhe persekutoret e saj edhe në këto ditë të famshme të demokracisë...
Ndërsa, në librin monumental të një gruaje të shumëvuajtur, duke parë edhe vuajtjet e të tjerëve, zonjës së nderuar Fatbardha Saraçi (Mulleti), bijë fisnike e një fisi të dëgjuar fisnikësh prej Tirone, por e martuar në një familje të goditur për vdekja nga lufta e klasave që shpikën sllavët për ne, ajo mbijetoi për t’i dhuruar popullit të vet një libër po aq të denjë e të barasvlershëm me “Rrno për me tregue” të At Zef Pllumit. Besoj, nuk ka histori më të dhimbshme dhe më heroike sesa ajo e nënave, motrave dhe grave që vuajtën nëpër burgjet dhe internimet e terrorit komunist ose pas të gjithë shqiptarëve e shqiptareve që donin Shqipërinë etnike, me Kosovën e Çamërinë, bashkë, por që armiqtë tradicionalë i masakruan me dorën e bashkëkombësve të shitur apo të indoktrinuar me teorinë mashtruese, të komunizmit. Në librin e saj “Dhimbje”, zonja Fatbardha rrëfen për të gjitha gratë heroike shqiptare, të thjeshta e të kulturuara që nuk i braktisën burrat, baballarët, vëllezërit dhe të afërmit e tyre, edhe pse iu nënshtruan torturave dhe joshjeve djallëzore të komunistëve. Një libër-histori me rrëfenja brilante nga jeta e mynxyrshme e grave shqiptare në regjimin komunist, jo pak, por gjatë pesë dekadave. Jo si rrëfenjat për “partizanet” që shkuan pas berihasë, gjoja për “çlirimin” e vendit, vetëm 18 muaj nëpër çetat e formuara nga udhëheqësit sllavë, Dushanët e Millosheviçët, por për “gra fisnike”, të denja për eposin shqiptar, që do të rrëfehet ndër shekuj si një nga më të famshmit, jo vetëm në shkallë ballkanike, por edhe në shkallë botërore. Pse, në cilin vend tjetër u eksperimentua komunizmi më egërsisht sesa mbi shpinën e grave dhe burrave të Shqipërisë?
Le të përpiqen ata që e projektuan dhe e zbatuan terrorin komunist mbi familjet më të mira shqiptare, për të mbuluar të vërtetat që po shkruhen e do të shkruhen mbi krimet e tyre, gjoja me mospërfilljen që tregojnë duke mos marrë pjesë në promovime të tilla apo duke ndaluar mediat e tyre të shkruara apo vizive për të mos i popullarizuar ato, gjithsesi, historia do të bëjë të vetën. E vërteta do të dalë në dritë të diellit. Shqiptarët e vërtetë nuk kanë vdekur. Terrori komunist nuk ia
ka arritur qëllimit plotësisht. Bijtë e Shqipërisë jetojnë e do të jetojnë dhe, shpejt a vonë, ata do ta thonë fjalën e tyre. Turp për të gjithë ata që mendojnë se historia komuniste në Shqipëri ishte një aksident dhe, si e tillë, ajo duhet të harrohet. Aq më keq për artistët, piktorët, skulptorët, të cilët merren me vepra që nuk kanë asnjë vlerë kombëtarë dhe morale, duke harxhuar kohën me shkrime, piktura dhe skulptura për të treguar lakuriqësinë fizike të grave seksuale dhe harrojnë bukurinë shpirtërore e morale të burrave, grave, të rejave që i rezistuan historisë më të dhimbshme e më heroike të shqiptarëve, në 45 vjet të diktaturës, kjo e tyre është një tymtajë e pavlerë.
A nuk është përpjekje antinjerëzore dhe antikombëtare, kur qoftë edhe njëri nga ata që mbahet artist apo i talentuar, nuk ka shkruar qoftë edhe një tregim, një këngë apo gdhendur një skulpturë për nënën, motrën apo bashkëshorten që u sakrifikuan për të ruajtur nderin, dinjitetin personal e familjar kundër terrorit komunist? Cilin njeri në botë nuk do të prekte apo frymëzonte statuja e një nëne të ngrirë nga të ftohtit poshtë urës, duke pritur ditën e nesërme për të takuar të birin e burgosur, pasi xhahilët injorantë ia kishin refuzuar takimin në orët e vona? Po shembulli i motrës së vëllait të arrestuar që u hodh nga kati i tretë sapo hetuesit e vëllait tentuan ta përdhunonin para tij? Po bashkëshortja besnike që bëri vetëvrasje pas takimit me të shoqin, pse një nga shoferët që e transportonte për në burgun e Spaçit e kishte përdhunuar? A është shfaqur ndonjë dramë apo film për tragjeditë makabre të diktaturës 45-vjeçare? Cili artist i vërtetë nuk do të gjente frymëzimin njerëzor tek nënat shqiptare të cilat endeshin me ditë të tëra, duke larë me lot e të vjella rrugët e Shqipërisë për të gjetur bijtë e tyre të vithisur nëpër kampet e punës, të burgosur vetëm sepse donin të jetonin të lirë në pronën e tyre, donin të vërtetën dhe injoronin diktaturën, sepse ishin artistë që donin artin e vërtetë dhe jo atë që ua impononin... Apo tek motrat që nuk martoheshin sepse vëllai i tyre vuante padrejtësisht në burgjet e diktaturës dhe mund të vdiste atje, nëse nuk do ta ndihmonte njeri... tek bashkëshortet e të burgosurve, të cilat të ndara barbarisht i pritën burrat e tyre me dekada, duke sakrifikuar jetën për t’i nxjerrë ata gjallë nga burgjet e për të rritur fëmijët e ndëshkuar nga lufta e klasës, më barbarja që ka njohur historia njerëzore.
Mund të shkruhen vëllime të tëra për diktatorin, nëse ishte pederast apo jo, nëse ishte biri i babait të tij apo jo, por nëse nuk ke treguar për krimet dhe barbarizmat e tij, këto rrëfenja marrin vlerë vetëm sa për të zbavitur kureshtarët e papunë...
Vini re! Sot, pinjollët e atyre që projektuan dhe zbatuan teorinë e krimeve të komunizmit, se si kërcejnë si zorra në prush, sapo u kërkohet të hapen arshivat sekrete e të dënohen krimet e komunizmit, me vjegën se ata vetë s’kanë asnjë përgjegjësi çfarë kanë pësuar shqiptarët nga të parët e tyre. Por, ama, harrojnë se mu tek lufta e klasës ishte pikërisht krimi për pasardhësit e pafajshëm të të burgosurve e të internuarve që kundërshtonin komunizmin... A nuk duhet ta dënojnë këta, pikërisht atë që s’e pranojnë ta pësojnë vetë pa të drejtë, nga të tjerët?
Ndaj edhe i pengojnë mediat e tyre që i kanë blerë me vlerën e pronave të grabitura, për të mos i ekranizuar shkrimet që tregojnë krimet e komunizmit dhe të paraardhësve, sepse kështu - mendojnë ata - mund të harrohet e të varroset e vërteta. Çudia nuk qëndron vetëm tek këta që i shpallin shqiptarët, siç do t’u pëlqente grekëve e sllavëve shovinistë, hajdutë të orës së Presidentit amerikan, por më tepër tek ata që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë luftën për të larguar nga Shqipëria, njëherë e përgjithmonë, idilet komuniste dhe mentalitetin e tyre barbar. Pikërisht tek këta qëndron çudia, që populli i përkrahu për të shembur regjimin e urryer dhe vazhdon që t’i përkrahë për të ndërtuar Shqipërinë e re, demokratike dhe shtetin ligjor, të barabartë për të gjithë, që të nxjerrin në dritë të diellit edhe historinë barbare komuniste. Nëse s’e bëjnë dot apo s’duan ta bëjnë vetë, të paktën le të ndihmojnë dhe të jenë dashamirës me ata burra e gra që e bëjnë këtë gjë. Le të kenë më tepër vëmendje dhe respekt për ata që përjetuan kalvarin e vuajtjeve dhe të sakrificave titanike... por që nuk duan ta harrojnë dhe mendojnë se, duke ua përcjellë pasardhësve atë çka vuajtën vetë, kjo e keqe të mos përsëritet kurrë më në Shqipëri! Nuk u falet atyre që përfaqësojnë të djathtën në Shqipëri, mospërfillja që tregojnë ndaj shkrimeve kundër regjimit komunist apo ndaj kërkesës së vazhdueshme të popullit e të ndërkombëtarëve për të dënuar të kaluarën e errët komuniste.