E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipertensioni, Godo kërkon “vëmendjen” e mjekëve

Mbi sëmundjen e hipertensionit duhet mbajtur një qëndrim unik diagnostik dhe terapeutik. Kërkesa ka ardhur nga ministrja e Shëndetësisë, znj. Anila Godo, gjatë punimeve të kursit të dytë për Master për Hipertensionin.

Duke theksuar rëndësinë që ka pajisja me protokolle diagnostike-terapeutike, ka kërkuar që të jepen të shkruara nga Qendra Spitalore Universitare, apo nga Shoqata e Hipertensionit dhe Kardiologjisë.

“Vetëm atëherë këto bëhen të detyrueshme në rang kombëtar për çdo mjek, i cili do të trajtojë një pacient me probleme të hipertensionit dhe kardiologjisë”, - u shpreh Godo.

Kursi

“Çështja e hipertensionit në këtë kurs shihet në shumë drejtime, në të gjitha ato probleme, me të cilat haset një mjek i cili do të menaxhojë një pacient hipertensiv”, -theksoi Godo. Sipas saj, në çdo fushë rruga e progresit kalon vetëm nëpërmjet këtij organizimi.

Pasi vetëm në këtë mënyrë mund të paraqiten rezultatet dhe eksperiencat, mund të ballafaqohen me arritjet më të mira bashkëkohore dhe së fundi të mund të paraqesim atë që ne do ta quanim një menaxhim të integruar, apo qëndrim unik diagnostiko dhe terapeutik për çdo patologji dhe për çdo problem me të cilin përballet kjo patologji në rang nacional.

Sëmundja

Vdekjet e shkaktuara nga sëmundja e hipertensionit vazhdojnë të jenë të nivel të lartë për vendin tonë. Hipertensioni, paraqitet si një sëmundje e cila zhvillohet dhe shfaqet në moshat mbi 18 vjeç, është një sfidë e madhe e cila duhet pasur parasysh.

Në 95 për qind të rasteve nuk dihen shkaqet e hipertensionit, vetëm për rreziqet e tij mund të flitet. Në këtë rast hipertensioni quhet primar ose esencial. Ndërkohë që vetëm tek 5 për qind e personave që vuajnë nga hipertensioni gjendet një arsye që e ka shkaktuar këtë gjendje.

Personat që futen në këtë grup kanë si shkak të hipertensionit sëmundjet e veshkave, të gjëndrave mbi veshkore, ngushtime të lindura të enëve të gjakut, sëmundje hormonale, përdorimin e kontraceptivëve (ilaçet për kontrollin e shtatzënisë) etj.

Sipas mjekëve, të prekur nga kjo sëmundje, në përgjithësi janë të grupmoshës së mesme, me trashëgimi për HTA, që kanë mbipeshë, diabet, që kanë stres fizik ose psikik të përditshëm, që janë përdorues të duhanit, konsumues të tepërt të kripës dhe alkoolit, që bëjnë një jetë sedentare (pa ushtrime fizike).

Në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë raportohet se në grupmoshat 60-vjeçare, në çdo 3 persona, 2 prej tyre janë me hipertension.

Prej të cilëve vetëm 31 për qind e meshkujve dhe 41 për qind e femrave kurohen për hipertensionin. Më shqetësuese mbetet sëmundja për ata pacientë, të cilët vuajnë në heshtje këtë sëmundje pa e ditur, pasi janë asimptomatik.

Somario

Tabela e mëposhtme jep vlerat e tensionit normal dhe atij të lartë, si dhe stadet e tij, për personat mbi 18 vjeç

Klasifikimi i presionit të gjakut për personat mbi 18 vjeç.

Grada e presionit të gjakut Sistolik (i lartë) Diastolik (i ulët)

Normal 110mmHg

Hipertensioni

Tensioni i lartë ose sistolik, është presioni që krijohet në arterie nga forca e pompës së zemrës; ndërsa tensioni i vogël ose diastolik (që gabimisht nga njerëzit emërtohet si tension i zemrës), është rezistenca e arteries gjatë furnizimit të zemrës me gjak.

Hipertension quajmë vlerat e tensionit që krijohen kur presioni i gjakut në arterie (enë me gjak të pastër) është mbi normën e lejuar.

Shenjat

Hipertensioni, në shumicën e rasteve, nuk ka shenja shqetësuese për vite me radhë ose ato janë mjaft të pakta dhe të paqarta. Kjo, sepse rritja e tensionit bëhet gradualisht dhe i lë kohë trupit të njeriut të adaptohet me këtë gjendje.

Pra hipertensioni vret në mënyrë të heshtur!

Shqetësimet

Dhimbje koke, dhimbje qafe

Ndjenjë djegieje, skuqjeje dhe temperaturë në fytyrë

Shtypje apo dhimbje gjoksi

Nevojë dhe pamundësi për t’u mbushur më frymë

Rrahje të shpeshta të zemrës

Zhurmë në veshë

Mungesë përqendrimi, hije para syve

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›