BOLSHEVIKET TANE
E fundit qe me kerkoi te shkruaja dicka per pune te asaj mega-tabeles se vendosur ne qender te Tiranes ishte Mimi. Nuk ja premtova meqenese keto dite eshte shkruar gjere e gjate per te mirepo fundjava me dha kohe te rimendoja me thelle.
Nuk ka asgje te cuditshme ne ate tabele. Perkundrazi nese germat e Udheheqesit do qene me te vogla do te kishte vend per tu shqetesuar pasi do te kishim rastin e nje bolsheviku qe nuk vepron si bolshevik. Bolshevizmi perpara se te jete ideologji eshte menyre te menduari dhe vepruari. Ne vitin 1985 u botua Fjalori Enciklopedik Shqiptar sot i konsideruar si nje nga shfaqjet me groteske te ideologjizimit te shkences ndersa asokohe shfaqje e kanonizuar e epokes se vet. Brenda tij ka rregulla shume te qarta te paraqitjes se personazheve. Per shembull Komandanti paraqitet me fotografi 1 faqe anetaret e Byrose Politike paraqiten me fotografi sa 1/4 e faqes anetaret e Komitetit Qendror sa 1/8 e faqes heronjte e socializmit sa 1/12 e faqes ndersa mendimtaret e Rilindjes sa 1/16 ose pa fotografi fare. I njejti standard ndjek edhe radhet e tekstit dhe madhesine germave. Kjo pune 25 vjet me pare.
25 vjet me pas emri i Berishes paraqitet me germa me te medha sesa emri i Nene Terezes. Mese normale eshte po ajo menyre bolshevike te menduari qe vazhdon te funksionoje. Apo meqe merrem me histori po te hapesh gazetat e kohes kur festohej 70-vjetori i Pavarsise me 1982 sheh citate te Komandantit per Ismail Qemalin ku Plakut te Vlores per te cilin po behej festa emri i shkruhet me germa te zakonshme Ismail Qemali ndersa Komandantit me kapitale ENVER HOXHA. Mese e natyrshme edhe kjo Ismail beu ste bente dot me gje ndersa Komandanti te bente gjemen. Me nje perputhje prej manuali sot pas gati 30 vjetesh te njejten ortografi bolshevike e ri-gjeni tek tabela e Muzeut. Emri i Nene Terezes qe po perkujtohet eshte me germa te vogla ndersa ai i kujdestarit me germa kapitale. Prape Nene Tereza ska cna ben apo me e shumta mund te na mallkoje qe se larti madje as kete se ben se e kaloi jeten duke bekuar ndersa Kryeministri te heq buken e gojes duke mos te dhene me tender tjeter.
Po ka edhe me. Ne furine e perdhosjes se cdo gjeje bolsheviket e asokohe u hakmoren mbi fene duke e ndertuar Muzeun e Ateizmit bash brenda ne nje kishe te Shkodres. Bolsheviket e sotem bejne te njejten gje duke vene portretin e Nene Terezes bash mbi mozaikun Socialist. Kesaj ne i themi me mburrje hakmarrje ndersa e Shenjta Nene u lut gjithe jeten kunder hakmarrjes. Por bolsheviket nuk dine te bejne ndryshe.
Por ka edhe me. Marksi i pari i Komunisteve kur shkruante Kapitanin nder te tjera thote aty Borgjezia pasi merr pushtetin politik kerkon pushtetin ekonomik dhe pasi merr edhe pushtetin ekonomik kerkon lavdine. Le tia heqim petet lakrorit nje nga nje. Ai mozaiku ne fasade te Muzeut shpreh pikerisht triumfin e marrjes se pushtetit politik nga komunistet. Mbi mozaik para ca kohe u vendos tej e tej reklama e Vodafon-it nga e cila fitojne te gjithe edhe Vodafon-i edhe aksioneret e tij edhe ata qe e lejuan aty pa leje edhe ata qe prodhuan ate mega-carcaf. Ne fund te fundit ajo reklame ishte shprehje e marrjes se pushtetit ekonomik te bolshevikeve tane. Dhe tash se fundi mbi carcafin e pushtetit ekonomik u vendos carcafi i Lavdise ku me germa sa nje boje njeriu valevitet emri i Udheheqesit te bolshevikeve. Dhe thuaj pastaj qe Marksi e kishte gabim apo qe bolsheviket ndryshojne
Marksi ishte gjeni por gjenia e tij nuk do kishte asnje vlere pa bolsheviket tane qe kane njeqind vjet qe u japin jete parashikimeve te tij. Edhe Nene Tereza eshte nje gjeni por as gjenia e saj nuk do te dallohej pa bolsheviket tane qe me vogelsine e tyre na bejne te admirojme madheshtine e saj.
KUJDESI I VECANTEumlKujtova se e mbylla me siper kete teme por smu ndenjka pa ju kthyer prape. Ne kete te voglen tone Qamil Buxheli eshte gjeni i humorit jo aq se te ben te qeshesh me ato qe shkruan por se ja del te shkruaje humor te perjetshem. Pakkush i moshes time ben vaki te mos e kete lexuar romanin e tij Karriera e Zotit Maksut me te cilin ai pershkruan groteskun e dallkaukeve te kohes se Zogut. Ne te mes shume mrekullive te tjera ai ka edhe nje mrekulli. Jane mbledhur autoritetet te inagurojne nje ... me nder jush hale - e vetmja gje qe kane qene ne gjendje te ndertojne - dhe haleja eshte ndertuar nen kujdesin e vecante te Naltmadhnise. E pabesueshme Buxheli gati gjysem shekulli me pare tallet edhe me manine e te pazoteve per te bere gjera te medha edhe me manine e tyre per tja veshur ato te madhit te momentit. E pabesueshme edhe fraza me te cilen tallet Buxheli eshte germe per germe e njejta ajo e perjetshmja Nen kujdesin e vecante te .... Dhe thuaj pastaj qe nuk eshte gjeni. Vijon pastaj ne liber ajo skena brilante ku xhandar Mevlani qe e kishin porositur te bertiste sa here ziheshin ne goje Princeshat e beri lemsh fjalimin e Kryetar Maksutit
Kryetari - Nen kujdesin e vecante te ...
Xhandari - Rrofte kujdesi i vecante
Kryetari - Nen kujdesin e ...
Xhandari - Rrofte kujdesi
Kryetari - Nen ...
Xhandari Rrofte nen-a.
Natyrisht qe Zogu nuk ishte bolshevik e as ata qe e rrethonin sqene te tille por ai ishte thjesht diktatoruci i momentit i rrethuar nga dallkaukucet e momentit qe i benin fresk sabah ndash aksham. Se ndryshe ska si shpjegohet qe sporti shqiptar zhvillohej nen Kujdesin e Larte te Princeshes Sanije ndersa artet nen Kujdesin e Larte te Princeshes Ruhije. E keshtu vargan-vargan princeshat e Burgajetit papritur fale dallkaukeve qe i rrethonin zbuluan se paskeshin qene sportiste e artiste me fame. Nuk eshte nevoja tua them une se me ke mund ti zevendesoni sot Sanijet e dikurshme se i kemi perdite ne televizor neper perurime ekspozita e takime me eliten e pavarur.
Ju lutem vetem per nje gje aman mos vini buzen ne gaz me keto qe po shkruaj se jane per te qare jo per te qeshur.