E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHQIPRIA PA BIKINI

Me ne fund cadrat e plazhit jane palosur tavernat verore kane ulur qepenat hotelieret po numerojne fitimet ne valute te forte politikanet jane kthyer perfundimisht nga Sardenja per te rifilluar krizen dhe populli shqiptar pas imitimit per plot tre muaj te turistit gjerman me abronxature kripezim jodizim dhe shpenzime milioneshe mund te rinise te zbuloje se ne kete ane te kontinentit jeta svesh perdite bikini.

Ne kete pike eshte mbase momenti per te hedhur nje shikim vetem paksa me kritik se zakonisht ne marredhenien e re midis shqiptareve dhe asaj qe perhere e me shume po afishohet si mrekullia turistike e Shqiperise ndash nje thesar i ri i sapozbuluar nje lloj ceku i bardhe cudiberes apo senduk florinjsh qe e hasim aksidentalisht ne kopshtin ku e kishin groposur gjysherit.

Ajo qe ndodhi kete vere ne Shqiperi ndash dhe qe zaten ka nisur tinez dy a tri sezone me heret ndash eshte manifestimi i pare arrogant i nje retorike me te cilen do te na ushqejne derisa te na e nxjerrin per hundesh per disa vite ne vijim. Shqiperia sapo ka gjetur Kepin e saj te ri te Shpreses se Mire ky kep quhet turizem dhe te gjitha busullat velat antenat spirancat dhe anija e perbashket ku lundrojme te gjithe si popull e ka drejtuar tani per atje kursin e saj.

Ky eshte destinacioni yne i ri i nje mbrothtesie financiare qe arrihet pa mundim nje ishull i lumtur ku ne jo vetem mbrohemi nga stuhia ne keto kohe krize globale por ku i dalim peranash edhe atij gjestit te sikletshem e te lodhshem qe quhet pune krahu. Nje menyre fitimi qe duket si e prere per koken tone pak ose aspak lodhje ka punuar Zoti per ti qendisur plazhet tona te virgjera dhe shume kenaqesi mbetet qe keto delikatesa thjesht ti zhvirgjerojme e nderzejme sic dime ne domethene vendshe.

Krejt per arsye sinqeriteti atdhedashurie pa kushte apo cektesie intelektuale kesaj teorie po i qepen symbyllurazi ndash e perseris ne menyre fare te sinqerte e naive ndash edhe shume nga ata qe perballe rrezikut te shnderrimit te turizmit ne nje fe tonen integraliste do te duhej te perbenin avangarden e nje trupe kritike dhe te pamanipulueshme te intelektualeve te ketij vendi.

Te jesh sot ne Shqiperi kunder zhvillimit te turizmit a thjesht te mos kendosh me devocionin e duhur strofen tende ne korin e madh panshqiptar te lumturise marinare klasifikohet gati-gati si dicka qe lekundet nga mekati i mohimit te Zotit deri te veprimtaria subversive antikushtetuese. Qe Shqiperia ka nje te ardhme te turizmi i diellit dhe i detit eshte ketu te ne nje aksiome gjeresisht e pranuar dhe per ta bere ate me te palekundur ka nje makineri te tere propagande shteterore dhe kolaboracionizmi opozitar qe punon dite e nate.

Pritat sporadike kacake midis te djathteve e te majteve shqiptare kur benin adetin e sherrit mes tyre ne dite vape e pertese ia arriten me lehtesi te krijojne idene qetesuese se sidoqofte te dyja palet sjane teresisht dakord dhe ne mire a keq i kemi dy pale. Kjo divergjence e thelle ne sektorin zbavites te turizmit me dy fjale konsiston ne faktin se teksa qeveritaret mburren se turizmi sivjet ne Shqiperi shkoi vaj ajo rima me shume vizitore se banore opozitaret thjesht ankohen se qeveria ishte e paafte ta bente Shqiperine nje vend ku turizmi ben namin. Keshtu duke asistuar te gjithe ne shpalljen e pandalshme te ideologjise qe e ka emeruar turizmin si shpetimtarin ekonomik te vendit sapo kemi hyre ne nje edicion te ri iluzionesh.

Por brenda koncertit melodioz ku sot po festohet Shqiperia ekskursioniste e viteve 10 te ketij shekulli mjerisht fle klithma e mbytur e nje instinkti vrases. Kulti i turizmit si nje rekonkuiste ekonomike qe do te sjelle begatine mban brenda vazhdimin e nje seriali kriminalistik. Te investosh gjithe energjine kombetare drejt zhvillimit te nje sektori si turizmi nje resurs qe svaret thuajse fare nga veprimtaria njerezore por kryesisht nga gjeografia dhe meteorologjia si dhe ta venerosh ate si te ishte eksplorimi perfundimtar i rruges sone drejt se ardhmes eshte me e pakta nje atentat ndaj konstruksionit social te shqiptareve te cileve u ndalohet keshtu perfundimisht te jene serioze.
Ne nje vend si yni ku aktiviteti i mirefillte prodhues eshte ende i pakrahasueshem as me ate te diteve me te zeza te epokes se diktatures duket sikur behet gjithcka per te na mbajtur larg nga e verteta. E verteta eshte se nuk mund te kete nje zhvillim real nese nuk i rikthehemi seriozisht punes veprimtarise konkrete prodhuese zhvillimit industrial avancimit teknologjik dhe nxitjes se progresit te shendoshe shoqeror. Per kete ska kompromis. Gjithcka tjeter qe sngjan me kete eshte thjesht nje mashtrim.

Shqiptaret nuk do te mund te sherohen nga semundjet e tyre te verteta kombetare qe jane varferia papunesia dhe prapambetja shoqerore per sa kohe do te perqafojne symbyllurazi lloj-lloj palacolleqesh te maskuara si metoda alternative sherimi. Keto metoda qe premtonin te sillnin para te lehta tek shqiptaret kane tashme itinerarin e tyre te diskredituar qe nis nga shock terapia deri aty nga vitet 95 firmat rentiere deri me 97 privatizimi i ndermarrjeve te medha publike deri me 2005 apo anomalia tumorale e biznesit te ndertimit deri me 2008.

Te gjitha keto strategji te medha vuanin nga e njejta deficence mosperfshirja brenda tyre e elementit baze per zhvillimin e nje ekonomie me themele gjenuine ndash prodhimit industrial. Ne rastin me te keq ato ofronin formula magjike drejt lumturise e ne rastin me te mire ishin thjesht veprimtari anormale ofrimi sherbimesh duke u krijuar artificialisht treg produkteve te importuara a duke qarkulluar kapitale te nje zot e di se corigjine. Per 20 vjet te gjitha lokomotivat e zhvillimit te shqiptareve teksa zevendesonin njera-tjetren nga stacioni ne stacion karakterizoheshin nga krejt koleksioni i promovimit te dembelizmit moskokecarjes pritjes nga te tjeret ezaurimit te resurseve natyrore dhe abuzimit me to.

Fizionomia e individit te asociuar me kete lloj zhvillimi eshte ajo e nje krijese antisociale qe ngjan shume me portretin modern te turistit shetites. Ekzistenca e ketij lloj njeriu qe reklamohet si model shoqeror mbeshtetet mbi te njejtat principe si ato te kolonive te bakterieve zhvendosu nga nje vend ne tjetrin konsumo cte mundesh dhe ik. Perballe nje bote qe po behet perhere e me kompetitive oferta jone kombetare e dirigjuar nga nje klase udheheqese qe alternon vetveten ne te dy kahjet e spektrit politik eshte ne piken e saj me te ulet.

Duke mos u dhene shqiptareve qellimisht mundesine per tiu rikthyer punes dhe prodhimit duke i mbajtur te ndrydhura dhunshem energjite e tyre krijuese ligjvenesit tane thjesht sa i sigurojne vetvetes dhe sojit te tyre nje qeverisje pa andrallat e qendreses se organizuar shoqerore qe mund te vinte nga ekzistenca e nje popullsie me aktivitet dinamik prodhues. Gjithashtu ata i garantojne vetes nje rreth te perhershem militantesh nevojtare qe ne kushtet e mungeses se alternativave te tjera per te ecur perpara e varin ekzistencen te shkembimi i perjetshem i favoreve. Nese ashtu si ne vendet e tjera perreth edhe Shqiperia do te njihte nje zhvillim normal te ekonomise atehere nje nga elementet kryesore levizes ne shoqerine tone do te ishte nje klase e cila ne kete moment kur flasim eshte teresisht e injoruar e paralizuar e dekurajuar dhe deri e perzene nga ky vend. Kjo klase ka emrin qe sot percmohet me shume se kurre ne Shqiperi dhe eshte punetoria apo sic njihet sot ne gjithe boten perendimore the working class.

Punetoret jane njerez te ndaluar ne kete vend. Te rinjte shqiptare nxiten permes nje Big Brotheri te perditshem kinematografiko-politik ti investojne jetet e tyre per tu bere te gjithe avokate mjeke artiste agjente marketingu apo thjesht parazite me leket e babit. Me nje fjale gjithcka pervecse punetore. Shkollat e mesme profesionale jane fshire pa nam e nishan nga faqja e dheut. Vegjetimi vetekenaqja e nenproduktet e tyre imediate kriminaliteti juvenil vagabondazhi sfidimi i legalitetit mbeten rrugedalja e vetme e clirimit te energjive per shume njerez.

Te jesh thjesht punetor sot eshte nje lloj turpi dhe ata qe fundja jane punetore prodhues sgjejne asnje mundesi jetese ne kete vend ndaj sherbejne si numerore plotesues per armatat e proletariatit perendimor per tu kthyer ne atdhe vetem pasi kane harxhuar energjite e rinise dhe tashme te konvertuar pas ca kursimesh ne specien e parrezikshme te biznesmenit te vogel. Veprimtarite kryesore fitimprurese ketu ndash pervec te bashkejetuarit me ndonje deputete me koncesione ne paje - jane ato qe gerryejne dhe shesin pa perpunim pasurite tona natyrore ato qe ofrojne sherbime nder me baziket apo ato qe operojne ne sektorin tregtar apo thjesht shitblerjes dyqaneve lokaleve e restoranteve me nje fjale shperndares te te mirave qe perpunimin industrial e kane kaluar kryesisht jashte vendit e qe na shiten ne te gatshme.

Rendesia politike e punetorise se gjymtuar qe angazhohet ne keto ndermarrje eshte afer zeros dhe kesisoj edhe partite politike qe veprojne sot te ne skane as interesin me te vogel jo vetem te mbrojtjes se te drejtave te kesaj shtrese por as te dhenies se mundesise qe kjo shtrese te funksionoje normalisht. Sindikalizmi eshte nje parodi e vazhdueshme krahu i punes eshte ne kufijte e skllaverimit total dhe portreti i punetorit shqiptar eshte sot i ngjashem me ate te cifutit ne Rajhun e Trete i neperkembur i keqpaguar i perjashtuar nga skemat e sigurimeve dhe i ridikalizuar deri ne kufijte e perndjekjes.

Partite tona te djathta neoliberale duhen respektuar dhe pershendetur ne kete rast per shkak te sinqeritetit dhe ciltersise me te cilen duke ruajtur kete status-quo po bejne thjesht detyren e tyre si organizata politike qe nuk e bazojne hegjemonine tek interesat e punetorise por tek ato te pronareve dhe kapitalit. Ata qe meritojne te mbajne damken e turpit jane ata qe guxojne deri edhe te vetequhen te majtet te ne dhe qe i tremben me shume se kushdo punes nga frika se mos i quajne parti e saj. Ne menyren sesi keto deformacione monstruoze politike vazhdojne te gjallojne te gjenerohen dhe perkunder asaj qe ndodh me betonimin e vazhdueshem solid te se djathtes te shtohen e riprodhohen ne forme mikrobi ka nje reference te qarte tek ajo qe ndodh ne segmente te shoqerise ku ky lloj parazitizmi kerpudhash eshte ne ambientin e vet natyral. Sipas logjikes normale keto lloj partish ne mos do te duhej te mbeshteteshin te punetoria se paku duhej te luftonin per te krijuar pre-rekuizitat e rilindjes se kesaj shtrese te ne. Duke mos e bere kete ata jo vetem sharrojne pa pushim deget e pemeve mbi te cilat vene te ndenjurat por japin kontributin e tyre ne degjenerimin e fizionomise sociale te shqiptareve sipas shembelltyres se degjenerimit te tyre te brendshem e keshtu qerthulli vazhdon rrotullimin e vet ne menyre te pambarimte ciklike.
Duke i dhene nje dore keshtu krijimit te nje kombi konsumator nje kombi-virus qe po profilizohet pak nga pak si nje komunitet njerezish qe ofron thjesht disa sherbime qejfi dhe ku nuk lulezon asnje lloj veprimtarie prodhuese pervec aksesoreve te asaj qe nuk i tremben konkurrentet tane hoteleri kameriere restorante dhe shkollim i percipte.

Ja pse pas nje sezoni gala pushimesh dhe kenaqesish turistike po asistojme ne celebrimin zyrtar te marteses se radhes mes shqiptareve dhe kultit te ri te dembelizmit. Dhe ja pse eshte ndoshta momenti per ta ndalur me ne fund kete feste te shfrenuar marrezie e per ti rikthyer gjerat ne vendin e vet natyral. Per tia zhveshur forcerisht Shqiperise bikini-t e nje lumturie iluzive e per ta derguar krejt lakuriq e te turperuar si Gjermania nje dite pas lufte drejt asaj nga ku do ti vije shpetimi punes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›