Antikorrupsioni, tani te privatet

Rozeta Rapushi
TIRANE - Ligje te posacme, per te kufizuar korrupsionin dhe tek privatet. Kryeministri Sali Berisha tha dje ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave, se objektivi kryesor i kabinetit eshte te hartoje nje pakete ligjore per te luftuar korrupsionin ne sektorin privat. "Qeveria duhet te mos injoroje korrupsionin ne sektorin privat, qe mund te demtoje rende konkurrencen e lire dhe qytetaret", tha Berisha. Sipas kryeministrit, do te jete e pafalshme nese lihet pas dore ky korrupsion, qe eshte problem madhor, e ndikon direkt tek popullata. "Kerkoj nga ministri i Financave dhe ai i Ekonomise vemendjen maksimale per te zbuluar shfaqjet e kartelizmit, kudo qe ato te kene tendence per t'u krijuar, si pengese madhore per qytetaret. Ju duhet te zbuloni shfaqjet e para te kartelit, kudo qe te kete tendence per tu krijuar, sepse ato u qendrojne si sac qytetareve", theksoi kryeministri. Ndonese qeveria ka vepruar ne sektorin publik, sipas Berishes dhe eshte perqendruar thelle ne te, nuk mund te injorohet me tej nen driten e zhvillimeve aktuale evropiane dhe boterore. "Konventa e organizates se kombeve te Bashkuara qe ne e kemi ratifikuar, eshte nje dokument i shkelqyer, i cili percakton kuadrin e domosdoshem ligjor per luften kunder korrupsionit dhe ne sektorin privat", vijoi Berisha. Ne kete kuader, ai kerkoi gjithashtu se objektivi numer nje ne programin e luftes kunder korrupsionit, duhet te nxirret nga praktikat me te mira te vendeve te cilat qendrojne ne krye te renditjes se "Transparent International". Sipas kryeministrit, kuadri ligjor i luftes kunder korrupsionit ne sektorin privat, duhet te plotesohet ne perputhje me konventen e Organizates se Kombeve te Bashkuara kunder korrupsionit. "Zoterinj ministra, objektivi numer 1, ne programin ne Luften kunder korrupsionit duhet te nxirret nga praktikat me te mira te 20 vendeve me te mira. Duhet t'i instalojme keto praktika, duhet ti veme ne jete, qe te kene rezultate. Sikunder paralelisht me te dhe gradualisht ne perputhje me konventen e Organizates se Kombeve te Bashkuara kunder korrupsionit, duhet te plotesohet i gjithe kuadri ligjor per sektorin privat", theksoi ai. Duke u ndalur tek lejet e ndertimit, kryeministri tha se do te kete nje afat, zgjatja e te cilit per shkak te burokracise synon parapergatitjen e terrenit per ryshfetin. "Per sa i perket lejeve te ndertimit, nuk do te kete me 15 % "takse". Sepse ne menyre absolute do te kete automatikisht te drejten e ndertimit, ne qofte se i mohohet ne kundershtim me planin ose ne qofte se i zgjatet per shkak te gjobes. Do te kete nje afat. Zgjatjet e afatit jane procesi i vjeljes se gjobes. Prapa cdo zgjatjeje afati te burokracise, te pakten ne 90 % te rasteve qendron ai proces qe synon parapergatitjen e terrenit per ryshfetin. Heshtja konsiderohet miratim", sqaroi kryeministri.
Dadot, te regjistruara, jo me ne te zeze
Te gjithe ato persona qe punojne si kujdestare ne familje, per te mbajtur femijet do te detyrohen shume shpejt te deklarojne punen e tyre dhe sigurohen. Kryeministri Sali Berisha kerkoi ne mbledhjen e djeshme te qeverise, qe dhe ky profesion te deklarohet dhe te paguhen sigurimet, me argumentin se nuk mund te quhet me, pune e zeze si forme skllaverie. "Nuk ka forme me cnjerezore se mbajtja e punetoreve ne te zi. Eshte skllaveri", tha kryeministri, duke i kerkuar ministrit te Financave Ritvan Bode, te nise menjehere hartimin e ndryshimeve ligjore, ne menyre qe te perfshije dhe deklarimin e dadove dhe kujdestareve te femijeve. Kreu i ekzekutivit tha se keta persona duhet te deklarohen dhe te regjistrohen si dhe te paguajne sigurimet shoqerore. "Familja apo personi qe ka mundesine te marre nje punonjese , nuk mund te mos kete mundesi te paguaje sigurimin shoqeror te ketyre punonjesve part-time. Le t'i kategorizojne fillimisht ne kete grup dhe le t'i nxjerrin ne drite", theksoi Berisha.