E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piratet ekspozojne pengjet

Somali- Piratet somaleze qe kane marre peng anijen ukrainase "MV Faina" prej nje muaji, kane kercenuar serish me ekzekutimin e ekuipazhit dhe fundosjen e mjetit te ngarkuar me arsenal ushtarak, nese nuk paguhet gjoba prej 8 milione dollaresh. Per te improvizuar paralajmerimin e bere, dy dite me pare ata kane nxjerre 20 pjesetaret e ekuipazhit ne bashin e anijes, te rrethuar me roje sigurie qe ishin pajisur nga armet automatike, deri tek predhat antitank. Te radhitur njeri pas tjetrit, 20 anetaret e bordit, mes te cileve thuhet se ndodhet edhe nje marinar shqiptar, jane fotografuar nga luftanija e marines amerikane dhe ato te NATO-s qe kane mberritur ne Gjirin Aden per te marre situaten nen kontroll. Fotoja eshte shperndare me pas per te gjitha agjencite e lajmeve dhe duken qarte fytyrat e "gezuara" te pengjeve. Por piratet kane qene te prere duke kercenuar, se qofte nje nderhyrje e vogel dhe jeta e pengjeve rrezikohet seriozisht. Ekspozimi i pengjeve ka zmbrapsur luftanijen amerikane qe ishte pergatitur per sulm. Ndersa nje mesazh pozitiv per piratet ka ardhur nga Ukraina, ku autoritetet vendase, partite politike, qytetaret dhe familjaret, jane shprehur te gatshem per te paguar shumen prej 8 milione dollaresh me qellim lirimin e pengjeve. Qe prej mesit te muajit shtator mbahet e pushtuar nga 50 pirate somaleze anija e transportit "MV Faina", me flamur ukrainas, ku ndodhen 17 marinare e teknike te ketij vendi, dy ruse dhe nje shqiptar. Edhe forcat ushtarake somaleze kane bere perpjekje per te nderhyre, por se bashku me ato amerikane kane mundur te lirojne dje vetem nje anije me flamur indian, qe ishte pushtuar nga piratet. Ne anijen ukrainase gjenden 33 tanke dhe nje arsenal i tere me predha e granata qe kishin per destinacion Kenian. Qe prej fillimit te ketij viti jane marre peng nga piratet 30 anije, ku 10 prej tyre jane liruar dhe gjenden ende te pushtuara ne Gjirin Aden edhe 20 te tjera. Ne kete zone ndodhen 13 luftanije, 6 te SHBA-ve dhe 7 te forcave te NATO-s.

Misteri

Familjaret e pjesetareve te ekuipazhit jane shprehur te gatshem per te paguar gjoben e vendosur me ndihmen e qeverise ukrainase. Ndersa ende nuk eshte mesuar emri i shqiptarit qe ndodhet mes pengjeve. Agjencite e lajmeve kane publikuar nje foto ku dallohen qarte te 20 anetaret e bordit, te marre peng nga piratet somaleze, foto e bere diten e djeshme nga Marina e SHBA-ve dhe e shperndare per mediat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›