E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, pranga 2 trafikanteve

Sarande- Tragjedia e Butrintit con ne kater numrin e personave te arrestuar si organizatore te trafikut te 27 klandestineve, qe u mbyten ne liqen, mbremjen e 19 tetorit. Duke u zbardhur dita e djeshme, ne lagjen Kombinat te Tiranes, patrullat e policise kane lokalizuar dhe ndaluar me pas dy prej te dyshuarve te shpallur ne kerkim, Hyqmet Sollaku dhe Dashamir Mane, banues ne Vidhishte dhe Kurjan te Fierit. Ne kerkim jane ende dy prej organizatoreve, Brahim Madhi dhe Albert Gega, po banues ne zonen e Myzeqese. "Varkat e vdekjes" kane fundosur ne liqenin e Butrintit, ne pak minuta nje nene 22 vjecare se bashku me foshnjen e saj tre muajsh, Elvira dhe Klara Jaho, si dhe dy te rinj nga fshatrat e Fierit, Festim Hoxha dhe Amarildo Kuka, 27 dhe 20 vjec. Nga kjo tragjedi, 22 persona kane mbijetuar, kater kane vdekur dhe nje rezulton i humbur, 17 vjecari Ndricim Myftari.

Nje informacion i mberritur ne policine e Tiranes njoftonte se dy nga te dyshuarit e tragjedise, fshiheshin ne lagjen Kombinat, tek te afermit e tyre. "Menjehere eshte organizuar puna per lokalizimin dhe kapjen e tyre, duke verifikuar keto te dhena", deklaroi dje zedhenesi i Policise se Shtetit, Klodian Branko. Gjate aksionit nuk ka pasur rezistence nga te dyshuarit qe jane kapur ne befasi. "Ne kuader te hetimeve per ngjarjen e ndodhur ne liqenin e Butrintit, mbremjen e 19 tetorit, u be e mundur te kapeshin Hyqmet Sollaku dhe Dashamir Mane, dy nga te akuzuarit per organizimin e trafikut te klandestineve qe humben jeten", shpjegoi Branko. Hetimet i kryen, Zyra e Antitrafiqeve ne Policine e Shtetit, ne bashkepunim me policine e Sarandes dhe Prokurorine e rrethit. Po dje eshte bere dergimi drejt paraburgimit te Sarandes i dy te ndaluarve, ku jane bashkuar me dy te akuzuarit e tjere, Bashkim Sene dhe Ahmet Bushi, qe cilesohen si pronare te varkave ne Butrint.

Momentalisht ne kerkim jane dy prej te akuzuarve si organizatore te trafikut te klandestineve drejt Greqise kundrejt shumes 1000-2000 euro secili. Burime zyrtare thane se i eshte kerkuar ndihme komisariateve ne vend per te bere te mundur lokalizimin dhe kapjen e Brahim Madhit e Albert Geges, qe kane mundur te shpetojne ne momentin e pare te veprimeve hetimore. Kater te arrestuarit akuzohen per "trafikim te qenieve njerezore ne bashkepunim, me pasoje vdekjen".

Te ndaluarit mohojne akuzat

Hetimet per tragjedine e Butrintit po i ndjek Prokuroria e Sarandes, e ndihmuar nga komisariati i ketij rrethi qe kryen veprimet ne terren. Mesohet se jane mbledhur deshmite e 22 te mbijetuarve te tragjedise, ndersa kater persona figurojne te vdekur dhe nje i zhdukur. Po keshtu jane marre deshmite e familjareve dhe eshte zbuluar rrjeti i organizatoreve. Kater te arrestuarit ndodhen ne komisariatin e Sarandes dhe do qendrojne aty deri ne perfundim te hetimeve. Dy te fundit jane shpallur ne kerkim dhe fotografite e tyre u jane shperndare pikave kufitare dhe komisariateve ne vend, me qellim arrestimin. Mesohet se gjate marrjes ne pyetje te dyshuarit kane mohuar akuzat e ngritura, pavaresisht nga deshmite e te mbijetuarve se do te paguheshin nga nje mije, deri ne dy mije euro nese mberrinin ne destinacion. Pritet qe dosja pas disa javesh t'i kaloje Prokurorise se Krimeve te Renda.

Te arrestuar

Bashkim Sene, Sarande

Ahmet Bushi, Sarande

Dashamir Mane, Fier

Hyqmet Sollaku, Fier

Ne kerkim

Brahim Madhi, Fier

Albert Gega, Fier

Viktimat

Elvira Jaho, Berat

Klara Jaho, Berat

Festim Hoxha, Fier

Amarildo Kuka, Fier

I humbur

Ndricim Myftari, Lushnje


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›