Antimafia bllokohen 380 mije euro nga kokaina

Zyra e Antimafies ne Prokurorine e Krimeve te Renda ka bllokuar disa llogari bankare me nje vlere prej 380 mije eurosh ne emer te Ymer dhe Adem Dakollit babe e bir. Parate dyshohet se kane nga prejardhje shitja e kokaines ne Itali ku familja Dakolli kishte nje perfaqesues i cili merrej me trafik dhe tregti te lendeve narkotike. Ymer dhe Adem Dakolli akuzohen nga Prokuroria e Kavajes per pastrim te produkteve te vepres penale dhe mbi bazen e ketij hetimi Prokuroria e Krimeve te Renda ka sekuestruar pasurine e tyre ne baze te ligjit te ri antimafie. Sipas vendimit te bllokimit Ymer Dakolli disponon tete llogari bankare me 22 539 927 leke dhe 21 165 euro. Ne emer te tij jane toka are ne tri vende te ndryshme me nje siperfaqe totale 2764 metra katrore ne fshatin Harizaj te Kavajes. Nderkohe Adem Dakolli disponon dy llogari bankare nje ne leke qe kap shifren 11 000 000 leke te reja dhe 100 mije e 500 euro. Ne total jane sekuestruar 34 117 349 leke te reja dhe 121 666 euro qe sipas konvertimit te tregut rezulton ne total rreth 380 mije euro thane burimet nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Sipas tyre mbi bazen e vendimit te gjykates pasuria eshte bllokuar deri ne nje vendim tjeter gjyqesor.
HetimetErvin Dakolli rezulton se eshte i arrestuar ne Itali prej tre vitesh si kreu i nje rrjeti trafikantesh ndersa babai i tij qe eshte posedues i disa llogarive bankare eshte shpallur ne kerkim policor. Sekuestrimi i llogarive bankare ka ardhur pas nje shkembimi informacioni mes drejtesise shqiptare dhe asaj italiane. Sipas te dhenave hetimore pikerisht me 18 maj te vitit 2007 nje grup i trafikut te kokaines prej nente personash mes te cileve pese shqiptare tre italiane dhe nje maroken eshte shkaterruar nga policia italiane. Midis te arrestuarve ishte edhe Ervin Dakolli. Pas operacionit policia ka kryer dhjetera kontrolle ne banesat e te arrestuarve nga Veneto deri ne zonen e Lombardise pikerisht ne Vicenza Padova Verona Rovigo e Mantova. Ne harkun kohor te vetem pese muajve te vitit 2007 banda e kryesuar nga Dakolli kishte arritur te trafikonte rreth 30 kg kokaine. Hetimet per kete grup trafikantesh kishin filluar ne vitin 2006 pas prangosjes se nje shqiptari nga Kavaja te cilit iu gjet me se gjysme kg kokaine. Pasi i eshte verifikuar lista e telefonatave policia ra ne gjurmet e nje grupi shqiptaresh te cilet ishin te gjithe kusherinj me njeri-tjetrin me origjine nga Kavaja dhe Durresi.
TransaksionetHetimi nuk perfundoi me kaq. Pas marrjes se nje sere informacionesh policia italiane arriti te identifikoje edhe llogarite bankare te te arrestuarve sidomos kreut te rrjetit Ervin Dakolli. Sipas te dhenave policore ai i kishte transferuar parate ne nje banke ne Shqiperi. Keshtu prokuroria italiane nepermjet nje leterporosie kerkoi informacion dhe bashkepunim me homologet ne Shqiperi. Pak kohe me pare hetimet per kete ceshtje nisen edhe nga Prokuroria per Krime te Renda dhe Departamenti i Hetimit te Krimeve. Nga keto hetime u identifikuan disa llogari bankare ne te cilat ishin kryer transaksione ne shuma te medha. Policia shpjegon se dy llogarite i perkasin Ymer Dakollit 64 vjec dhe djalit te tij 30-vjecar te arrestuar ne Itali. Sipas te dhenave ne to ishin kryer transaksione te shumta. Te gjitha keto para ishin deklaruar si te ardhura nga emigracioni. Por sipas dokumentimit te dosjes penale ato dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale te trafikimit te lendeve narkotike. Per kete eshte bere bllokimi i llogarive bankare nderkohe qe eshte shpallur ne kerkim Ymer Dakolli.