Antimafia dhjetera prona nen sekuestro
Dhjetera prona qe dyshohen se jane frut i botes se krimit jane nen sekuestro dhe administrohen nga Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara prane Ministrise se Financave. Shumica e tyre jane dhene me qera dhe administrohen nga agjencia por disa te tjera ne pritje te nje vendimi perfundimtar nga gjyqesori qendrojne te vulosura. Aktualisht Prokuroria e Krimeve te Renda po verifikon te gjitha procedimet e regjistruara qe prej vitit 2007 te personave qe ndodhen nen gjykim ne Gjykaten e Krimeve te Renda apo qe jane ende nen hetim nga prokuroret. Ne total sipas burimeve te prokurorise jane te hapura 121 hetime pasurore nderkohe qe vetem brenda vitit 2010 jane dhene 8 vendime sekuestroje per 24 prona dhe 14 llogari bankare. Mes llogarive te bllokuara ne banka ka pasur depozita edhe mbi 2 milione euro. Behet fjale per pasurite e te gjithe shtetasve qe akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda per trafik narkotikesh krijim organizate kriminale apo pjesemarrje ne te vepra te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal trafik femrash per prostitucion trafik te armeve dhe municioneve luftarake heqje e paligjshme e lirise etj.