E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik armesh dy shqiptare arrestohen ne Prizren

Dy qytetare nga Shqiperia jane ndalur ne Prizren nga policia e Kosoves. Ndalimi i tyre eshte bere ne fshatin Vermice te Prizrenit. Sipas informacioneve ne Policine e Shtetit arrestimi u be pas kontrollit te ushtruar nga policia e Kosoves ne makinen e tyre tip Mitsubishi. Punonjesit e policise fqinje kane gjetur nje sasi prej 243 fishekesh. Dyshimet e para te policise kane te bejne me trafikun e armeve pasi mendohet se shtetasit nga Shqiperia kane pasur qellim shitjen e fishekeve. Ne deshmite e para qe kane dhene ne polici dy te arrestuarit kane deklaruar se fisheket do te perdoreshin ne aktivitetin e organizuar nga gjuetaret e Drenasit ne Kosove. Ata kane pretenduar se jane ftuar ne kete gjueti nga Shoqata e Gjuetareve te Drenasit. Por pas hetimeve paraprake prokuroria e Kosoves ka vendosur mbajtjen ne paraburgim te dy personave. Nderkohe qe nuk eshte bere i ditur identiteti i tyre per arsye hetimi. Procedurat hetimore ndaj tyre do ta vazhdojne deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes nderkohe qe ngjarja eshte raportuar edhe per Policine e Shtetit. Kjo e fundit ka treguar interes per te zbardhur nese mbajtja e fishekeve eshte nje rast i paster i trafikimit te armeve dhe municioneve apo dy personat jane thjesht qejflinj gjuetie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›