Antimafia "harron" politikanët me imunitet
Njerëzit e veshur me imunitet favorizohen sërish nga ligjet shqiptare. Në projektligjin "Antimafia" që Ministria e Drejtësisë ka dërguar në qeveri dhe Parlament, janë të përcaktuara qartë sekuestrimi i pasurisë ndaj njerëzve të drejtësisë, por janë "harruar" zyrtarët e veshur me imunitet, të cilët i kanë shpëtuar ndër vite ndjekjes penale dhe kësaj here pasuria e tyre nuk do të verifikohet. Si objekt i këtij ligji do të jenë njerëzit e thjeshtë që guxojnë t‘u japin ryshfet të zgjedhurve vendorë dhe funksionarëve të lartë të shtetit për "hall", por edhe vetë këta të fundit. Ligji ka disa mangësi, pasi në të flitet vetëm në përgjithësi, ndërkohë që nuk përmendet në asnjë rresht sekuestrimi i pasurisë ndaj personave me imunitet. Hartuesit e këtij ligji, i konsideruar i rëndësishëm nga mazhoranca aktuale, kanë përcaktuar se kush person preket nëse konsumon një vepër penale në sferën ekonomike.
Pasuria e zyrtarëve
Të gjitha çështjet e njësisë hetimore Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës do të bëhen objekt i verifikimit edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nëse projektligji i ri miratohet. Në këtë rast, zyrtarët që mund të merren nën akuzë për korrupsion aktiv ose pasiv do të kenë edhe një problem me drejtësinë shqiptare. Ata do të përballen edhe me hetuesit e Krimeve të Rënda, të cilat marrin informata nëse pasuria që ata disponojnë është e faktuar. Në projektligj, krahas veprave penale që kanë qenë në modelin e vjetër të "Antimafies", hartuesit kanë shtuar edhe tetë vepra penale të tjera, kryesisht në sferën ekonomike. U sekuestrohet pasuria personave që akuzohen për shfrytëzim prostitucioni. Ndërsa më pas janë listuar veprat penale në fushën ekonomike, si korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë. U sekuestrohet pasuria edhe personave që akuzohen se ushtrojnë ndikim të paligjshëm ndaj personave me funksione publike. Këtyre personave u verifikohet pasuria edhe nëse nuk ka një dosje penale, pra mjafton që një qytetar i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë i akuzon. Ndërkohë, listës së veprave penale që janë shtuar për këtë ligj janë: korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë; korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit dhe korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë. Në diskutim është vepra penale e pastrimit të produkteve të veprës penale.
Përplasjet e ligjit
Probleme të tjera ligjore, sipas akuzës, ka për sa i përket kompetencës që i jepet Gjykatës së Krimeve të Rënda të sekuestrojë dhe konfiskojë pasuri në rastet e hetimeve për korrupsion apo vepra të kësaj natyre. "Nuk kuptohet se ç‘lidhje ka kjo gjykatë me këto vepra dhe si mund t‘i jepen këto kompetenca me një ligj të thjeshtë, ndërkohë që kompetencat janë të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale dhe në ligjin organik që kërkon miratim me 3/5", kanë reaguar disa kohë më parë përfaqësuesit e akuzës qendrore, të cilët shtrojnë pyetjen se ç‘lidhje ka ligji për goditjen dhe parandalimin e krimit të organizuar me korrupsionin apo vepra të kësaj natyre. Si sugjerim apo rekomandim, prokuroria thotë se "ose duhet ndryshuar titulli dhe objekti i ligjit, ose duhen hequr këto vepra, të cilat shteti nuk mund t‘i luftojë me mjete kaq të ashpra, pikërisht për shkak të argumentit se dërgimet nga parimet dhe rregullimet e procedurës penale mund të bëhen vetëm në raste ekstreme për vepra që lidhen me krimin e organizuar, argument ky i pranuar dhe nga Gjykata e Lartë Italiane".