Distancohet Rapidi i Vjenës: Nuk kemi asnjë lidhje me manipulimet
Përfshirja e Vllaznisë në "listën e zezë" të UEFA-s, për trukime në dy sfidat me Rapidin e Vjenës kanë shkaktuar befasi në klubin ku luan edhe sulmuesi shqiptar, Hamdi Salihi. Austriakët u kualifikuan në turin e tretë eliminator të Europa League pas rezultatit të përgjithshëm 8-0 (fitore 5-0 në Vjenë dhe 3-0 në Shkodër). Presidenti i bardhjeshilëve, Rudolg Edlinger, është shprehur i çuditur për hetimin e hapur ndaj ekipit shqiptar dhe ka theksuar se Rapidi nuk ka asnjë lidhje me manipulimet. "UEFA ka përcaktuar se Rapidi nuk ka asnjë lidhje me manipulimet, këtë e themi me kompetencë të plotë", tha drejtuesi i klubit që ka punuar edhe si ministër i Financave në Austri. "Nuk e kam idenë sesi funksionojnë bastet, por vetëm shpresoj që pas gjithë kësaj çështjeje, kur portieri të pësojë një gol stadiumi të mos bërtasë ‘e shitur‘. Nëse do të arrijmë në këtë pikë, nuk do të mund të flasim më për futboll". Habia e Edlinger për dyshimet e ngritura ndaj Vllaznisë lidhet edhe me mikpritjen që Shkodra rezervoi për drejtuesit e Rapidit, por edhe për skuadrën në përgjithësi. "Delegacioni ynë, i shoqëruar nga një përfaqësues i klubit shqiptar u prit edhe nga kryetari i Bashkisë në Shkodër. Drejtuesit e klubit më ishin dukur persona për së mbari, më vjen keq që e gjithë ajo përshtypje pozitive që krijuam u shkatërrua në këtë mënyrë", përfundoi presidenti i vjenezëve në intervistën për gazetën "Kurier".
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe deklarata e sulmuesit Stefan Mainhofer, i cili ka shënuar edhe golin e dytë në Shkodër. Më 31 gusht, ai u transferua në Angli te Volverhempton, ndërsa Rapidi bleu Hamdi Salihin që ta zëvendësonte. Mainhofer deklaroi: "Nuk arrij ta besoj të gjithë këtë që po flitet. Kjo është çmenduri!". Lojtari e kujton mjaft mirë atë që ndodhi në fushën e lojës, pavarësisht se kanë kaluar afro katër muaj. "Ne që ishim në fushën e lojës nuk kemi kuptuar asgjë. Rapidi ishte i detyruar të fitonte në ndeshjet me Vllazninë dhe të kualifikohej më tej. Më vjen shumë keq që ndeshjet tona po përfliten në këtë mënyrë dhe akuzohen si të trukuara. Kjo do të bëjë që rezultatet e arritura prej skuadrës në fushën e lojës të mos kenë shumë vlera", vazhdoi më tej Mainhofer. "Në fushën tonë fituam me rezultatin 5-0 përballë Vllanisë, por rezultati i ndeshjes mund të kishte qenë edhe më i thellë. Ata kishin probleme me luftën në ajër, mbi të gjitha në pjesën e dytë të ndeshjes".
e. kodheli