PS kërkon ndërhyrjen e Presidentit
Partia Socialiste kërkoi dje zyrtarisht ndërhyrjen e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, që të garantojë transparencën e procesit zgjedhor. Në kulmin e krizës politike, kur opozita kërcënon me protesta masive e zgjedhje të parakohshme, ndërsa Kryeministri deklaron se do t‘i shkulë dhëmbë e dhëmballë aleancës punisto-mafioze, selia rozë hedh një hap të rëndësishëm duke kërkuar ndërhyrjen e numrit një të shtetit shqiptar, por edhe institucioneve që të garantojnë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. "Kërkojmë nga Presidenti dhe të gjitha institucionet kushtetuese të vendit, që të garantojnë për shqiptarët e të gjitha përkatësive politike transparencën e plotë të procesit zgjedhor, për t‘u dhënë fund manipulimeve mafioze të zgjedhjeve në Shqipëri", thuhet në deklaratën e përbashkët të grupit parlamentar socialist, lexuar dje para mediave nga Blendi Klosi. Pas një mbledhjeje të grupit, nën drejtimin e Gramoz Ruçit, deputetët socialistë vendosën t‘u përgjigjen sulmeve të ashpra të Kryeministrit dy ditë më parë në seancën e Parlamentit.
Deputetët socialistë hedhin poshtë çdo sulm apo akuzë në adresë të kryetarit të PS-së dhe deputetëve të saj, si dhe paralajmërojnë Kryeministrin se nëse vazhdon kështu do të mbajë përgjegjësi jo vetëm historike, por edhe ligjore. "Dënojmë me indinjatë të thellë gjuhën e krimit dhe të urrejtjes, e cila shpalos konceptin që Kryeministri i vendit ka për Kuvendin, duke shpërfytyruar foltoren më të lartë të përfaqësimit të popullit, e duke e kthyer Kuvendin e një vendi anëtar të NATO-s dhe aspirant të BE-së në një poligon për eliminimin e opozitës dhe si pronë e klaneve qeveritaro-mafioze me Kryeministrin në krye", tha deputeti Blendi Klosi. Sakaq, deputetët hedhin poshtë çdo tentativë "ogurzezë të Sali Berishës për ta vënë përfundimisht qeverisjen përballë me të qeverisurit, për të nxitur urrejtje dhe provokuar ndarje të forta partiake, krahinore dhe midis grupeve të militantëve, duke tentuar ta çojë vendin drejt përshkallëzimit të një konflikti me pasoja të paparashikueshme". Grupi socialist vë në dukje se është i vendosur të vijojë me rrugën e protestave për të garantuar votën e lirë. Njëkohësisht ata bëjnë me dije se do të vijojnë me bojkotin e Parlamentit për sa kohë që vepron nën diktatin e interesave të paligjshme të familjes së Sali Berishës. "Të mos lejojmë që Kryeministri dhe qeverisja e tij klanore të heqin zvarrë zhvillimet europiane të vendit, të pengojnë integrimin tonë të plotë me korrupsionin e tyre të pashembullt, me grabitjen e bizneseve shqiptare dhe shkeljen e të drejtave demokratike të opozitës, të mediave të lira, të ish-pronarëve dhe ish të përndjekurve politikë, të sindikalistëve dhe ish-ushtarakëve, të papunëve dhe administratorëve të ndershëm, të studentëve dhe intelektualëve të çdo fushe dhe veprimtarie", thuhet në deklaratën e grupit parlamentar socialist.
Deputetët e PS vendosën:
Për të vazhduar veprimin politik për transparencë të procesit zgjedhor, deri në plotësimin e kushteve
Për të refuzuar të jenë pjesë e këtij Kuvendi, për sa kohë që vepron nën diktatin e interesave të paligjshme të familjes së Sali Berishës
Për të vazhduar protestat bashkë dhe në krye të gjithë atyre shqiptarëve dhe shqiptareve, të majtë apo të djathtë
Për të mos lejuar që Kryeministri dhe qeverisja e tij klanore të heqin zvarrë zhvillimet europiane të vendit