E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullim në Europë dhe dy kategori më poshtë

Nëse vërtetohet se skuadrat janë fajtore për manipulimin e rezultateve, ndëshkimet variojnë sipas shkallës së përfshirjes. Masat maksimale pritet të merren nëse fiksimi i rezultateve është realizuar nga një bashkëpunim i gjerë ndërmjet drejtuesve dhe futbollistëve. Në raste të tilla, dënimet jepen në mënyrë të ndërthurur nga UEFA, federata e vendit përkatës dhe autoritetet e drejtësisë, sipas ligjeve. "Qeveria" europiane e futbollit ka autoritet vetëm për sa i takon përfaqësimit të klubeve në aktivitetet ndërkombëtare. Ashtu si në rastin e maqedonasve të Pobebas, ata mund të pezullojnë klubet që gjendjen fajtorë nga pjesëmarrja në Kupa. Më pas në skenë vjen federata, që përveç përjashtimeve apo pezullimeve të drejtuesve, lojtarëve dhe stafeve teknike, ka autoritetin që në rastin më ekstrem të vendosë zbritjen e ekipeve fajtore deri në dy kategori më poshtë. Në këtë pikë nuk mund të flitet për "shkrirje" të klubeve, sepse vendime të tilla u takojnë ekskluzivisht pronarëve apo bordeve drejtues. Faza e tretë e ndëshkimeve vjen nga gjykatat civile: këto të fundit mund të marrin masa vetëm për individët, duke qenë se trukimi i rezultateve në sport përbën vepër penale.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›