Grupi i Blushit në Kryesi nis aksionin
Tetë anëtarë të Kryesisë së Partisë Socialiste kërkuan dje mbledhjen e këtij forumi të lartë para zhvillimit të Kongresit të Jashtëzakonshëm. Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani, Kastriot Islami, Saemira Pino, Eva Allushi, Mimoza Hafizi dhe Edlira Haxhiymeri dorëzuan dje në sekretariatin e kësaj partie një kërkesë ku parashikohet edhe rendi i ditës së kësaj mbledhjeje. Ndërkohë, pala tjetër nuk ka ende asnjë përgjigje për kërkesën e tetë anëtarëve të kryesisë. E kontaktuar me telefon dhe më pas me mesazh, zëdhënësja e Kryesisë së Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, nuk dha asnjë të dhënë nëse Kryesia do të mblidhet dhe kur do ndodhë kjo. Pika e parë e kërkesës së tetë anëtarëve lidhet me grupin e ri parlamentar. Ata kërkojnë që të thirret dhe të organizohet grupi parlamentar në prag të hapjes së sesionit të ri të Kuvendit. Në pikën e dytë rikthehet çështja e ndryshimeve statutore. Tetë anëtarët kërkojnë që paketa e propozuar prej tyre të përfshihet direkt në kongres dhe t‘u lihet në dorë delegatëve të shprehen "pro" ose "kundër". Paketa "Blushi" përmban dhjetë pika dhe synon ndryshimin e një pjese të mirë të statutit si te mënyra e organizimit dhe ndarjes në bazë, ashtu edhe në qendër. Propozohet të rriten më shumë kompetencat e kongresit dhe kryetari i partisë të ketë më pak kompetenca. Në pikën e tretë, tetë anëtarët kërkojnë të diskutohet se deri në çfarë pike janë përgatitjet për administrimin e Kongresit të Jashtëzakonshëm. Pika e katërt synon transparencën në kongres. Në këtë kërkesë nuk detajohet se si duhet të bëhet transparenca, por duket se kërkesa qëndron te prania e mediave dhe kamerave, ashtu siç u kërkua edhe në mbledhjen e Asamblesë Kombëtarë më 28 korrik. Ndërsa pika e pestë lidhet me zgjedhjet në PS. Në të kërkohet që në mbledhjen e kryesisë të diskutohet mbi organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të PS-së. Për këtë pikë do të shprehet përfundimisht Kongresi i Jashtëzakonshëm ditën e shtunë. Sakaq, tetë anëtarët citojnë nenin 27 të statutit, kur edhe bazojnë kërkesën e tyre. Në këtë nen thuhet se "Kryesia e PS-së mblidhet jo më rrallë se një herë në muaj". Ndaj anëtarët e saj vërejnë se në kushtet kur Kryesia e PSSH-së nuk është mbledhur për një kohë të gjatë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, në prag të Kongresit të Jashtëzakonshëm, si dhe në kushtet kur mandati i kryetarit të PSSH-së është ndërprerë, vlerësohet e nevojshme thirrja e mbledhjes. Kryesia e fundit e Partisë Socialiste është zhvilluar pak ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, ende pa u numëruar nëntë kutitë e pahapura të Qarkut të Fierit. Në të u vendos mbledhja e Asamblesë Kombëtare, me qëllim thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm. Asambleja Kombëtare vendosi thirrjen e kongresit duke përcaktuar rendin e ditës, por disa ditë më vonë një grup anëtarësh të asamblesë kërkuan që të përfshihej në rendin e ditës një tjetër pikë për një paketë me ndryshime statutore. Në tërësi është i pranueshëm ndryshimi i rendit të ditës edhe pas mbledhjes së asamblesë, por në rastin kur bëhet fjalë për ndryshime statutore çështja ndërlikohet, pasi ato kalojnë në një tjetër procedurë para se të kalojnë në kongres.
Kodheli
E kontaktuar me telefon dhe më pas me mesazh, zëdhënësja e Kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli, nuk dha asnjë të dhënë nëse kryesia do të mblidhet
Emrat e personaliteteve dhe qëndrimet që pritet të mbajnë
Si janë pozicionuar
grupet brenda kryesisë
së socialistëve
Ata që janë cilësuar "pro" dhe "anti-Rama"
Kryesia e Partisë Socialiste gjendet e çarë në prag të Kongresit të Jashtëzakonshëm. Që prej mbledhjes së saj të fundit, janë përvijuar rrymat "pro" dhe "kundër" kryetarit në detyrë, Edi Rama. Ky i fundit ka si shtyllat më të forta brenda partisë dhe "kupolës" rozë kreun e Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi dhe sekretarin për çështjet ligjore, Fatmir Xhafa. Janë këta dy persona të cilët po përgatisin edhe infrastrukturën e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Socialistëve, që mbahet më 29 gusht. Në këtë listë të konsideruar "pro-Rama", përfshihet edhe Erion Braçe, nënkryetari i grupit parlamentar socialist. Valentina Leskaj, kryetarja e grupit parlamentar, është një tjetër mbështetëse e kreut aktual të socialistëve. Lista vazhdon me emra të tjerë, ku përfshihen ish-ministrja e Integrimit, Ermelinda Meksi, Ledi Shamku, ish-kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Namik Dokle dhe Mimi Kodheli. Ish-kryeministri Pandeli Majko, ndonëse nuk është deklaruar fuqimisht, ka dalë në mbështetje të kreut në detyrë të partisë. Qëndrim që e kanë ndjekur edhe Lindita Nikolla, Blendi Klosi, Et‘hem Ruka, Arben Isaraj dhe Besnik Bare. Ende i paqartë në qëndrimin e tij duket anëtari i kryesisë, Shpëtim Idrizi, i cili nuk është deklaruar publikisht lidhur me qëndrimin e tij pas 28 qershorit. Përballë këtyre personazheve që kanë preferuar të mbështesin Ramën, ndodhen tetë anëtarë që kanë filluar garën për të sfiduar kryetarin në detyrë. Lista e cilësuar "anti-Rama" kryesohet nga ish-kreu i grupit parlamentar të PS-së, Ben Blushi. Pas tij vjen ish-ministri i Financave, njëkohësisht kandidat i vetëshpallur për postin e kreut të partisë, Arben Malaj. Ky ndiqet nga ish-ministri Kastriot Islami, njëkohësisht sekretar për çështjet elektorale dhe deputeti Andis Harasani. Femrat duket se dominojnë në grupin "anti-Rama" brenda kryesisë së socialistëve. Gjysma e grupit kundërshtar përbëhen nga femra. Ato janë Eva Allushi, Mimoza Hafizi, Saemira Pino dhe Edlira Haxhiymeri. Ndarja e vënë re në Kryesinë e Partisë Socialiste është pasqyruar tanimë edhe në përbërjen e grupit parlamentar. Me një kryesi të tillë duket se Rama do të duhet të zgjedhë edhe preferencat e tij për kreun e grupit parlamentar. Një votim i tillë duhet bërë në fillim të shtatorit dhe kushti është se kryetari, nënkryetarët dhe sekretari duhet të jenë anëtarë të kryesisë. Gjasat janë që vullneti i shumicës të zgjedhë kreun e grupit midis 16 anëtarëve që janë deklaruar si mbështetës të Ramës. Bazuar në statutin e partisë, kryetari ka të drejtën t‘i propozojë asamblesë emrat e anëtarëve të kryesisë, teksa vetë asambleja mund të bëjë propozime alternative dhe t‘i kalojë në votim. E njëjta procedurë zbatohet edhe për sekretariatin e partisë, që vjen si propozim i kryetarit.
Ndarja e anëtarëve të kryesisë
"Pro-Rama"
Gramoz Ruçi
Fatmir Xhafa
Erion Braçe
Ermelinda Meksi
Ledi Shamku
Namik Dokle
Pandeli Majko
Valentina Leskaj
Mimi Kodheli
Arben Isaraj
Lindita Nikolla
Arta Dade
Shpëtim Idrizi?
Blendi Klosi
Et‘hem Ruka
Besnik Bare
"Anti-Rama"
Arben Malaj
Ben Blushi
Eva Allushi
Mimoza Hafizi
Saemira Pino
Andis Harasani
Edlira Haxhiymeri
Kastriot Islami
Drafti
Ndryshimet statutore, çfarë
parashikon platforma "Blushi"
Paketa "Blushi" përmban dhjetë pika, duke synuar ndryshimin e shumë prej neneve të tij. Platforma synon zgjerimin e hapësirave demokratike, të cilat sipas kritikëve të Ramës janë ngushtuar ndjeshëm nga ky i fundit. Ndryshimi i statutit në nenin që nuk qartëson rikandidimin e kryetarit të partisë, në rast të dorëheqjes duket se do të jetë një prej pikave më të nxehta në Kongresin e Jashtëzakonshëm, pasi platforma kërkon rikonceptim për të drejtën morale për rikandidim. Një tjetër pikë synon që të rriten kompetencat e kongresit. Në të thuhet se kongresi i partisë analizon veprimtarinë e saj gjatë periudhës ndërmjet dy kongreseve dhe përcakton objektivat kryesore për të ardhmen.
Kongresi miraton programin dhe statutin e partisë dhe bën ndryshime e përmirësime në to. Përfaqësia e kongresit administron kandidaturat për kryetar të PSSH-së, shoqëruar me kërkesat për kandidim dhe platformat për drejtimin e partisë të paraqitura prej tyre. Kandidatët për kryetar të PSSH-së duhet të kenë të paktën një mandat përfaqësimi politik si të zgjedhur në AK të PSSH.
Kandidatët për kryetar të PSSH-së paraqesin në kongres platformat e tyre.