Frederik Ndoci dhe e dashura Alisa dalin hapur si çift
Historia e tyre e dashurisë ka lindur duke kënduar. Filluan të këndonin të dy në lokalet e natës në Tiranë dhe plazhe të ndryshme. Por atëherë shumë pak persona kuptuan se ata i lidhte diçka më shumë se bashkëpunimi me njëri-tjetrin. Vetëm disa javë më parë këngëtari i njohur deklaroi për herë të parë për “Panorama Plus”, se ai nuk ishte vetëm pas divorcit të dytë me Aidën. Ai pohoi se kishte një të dashur që quhet Alisa, me të cilën bashkëjetonte në apartamentin e tij në Tiranë. Alisa është një muzikante shumë e zonja dhe shumë e talentuar 37 vjeçe, e cila këndon pa problem “live”, edhe ndaj ata i marrin ftesat të dy, për të kënduar kudo i ftojnë. Tashmë ata këndojnë çdo fundjavë në një bar-restorant të një pronareje italiane në qendër të Tiranës, shumë afër apartamentit të tyre. Frederiku dhe Alisa ishin njohur para viteve ’90-të si dy artistë që kishin një përshëndetje, dhe u ritakuan dy vite më parë. Në muajin gusht ata festuam ritakimin, ndërsa janë duke jetuar një bashkëjetesë. Nuk dihet nëse do ketë martesë mes dy artistëve, pasi Frederiku e ka provuar dy herë martesën, ndërsa Alisa nuk ka qenë asnjëherë e martuar më parë.