Ndryshimet në buxhet, Bode: Konsolidojnë financat publike
TIRANE-
BODE: NDRYSHIMET NË BUXHET, KONSOLIDOJNË FINANCAT PUBLIKE
Ora 14:22- "Ekonomia shqiptare vlerësohet si ekonomia me ecurinë më pozitive gjatë periudhës së krizës financiare globale", deklaroi sot ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatë diskutimit në parim të ndryshimeve të propozuara në buxhetin e shtetit për vitin 2011 .
Sipas tij, pavarësisht një trendi në rritje të inflacionit për 5-mujorin e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë garanton se inflacioni do të mbetet brenda objektivave 3+-1 të vendosura nga Kuvendi i Shqipërisë dhe dukshëm më të ulëta nga presionet inflacioniste që po shkaktojnë rritje çmimesh në ekonomitë e vendeve të tjera të rajonit. Por, kreu i financave publike siguroi se rritja ekonomike e vendit do të jetë pozitive dhe më e lartë se një vit më parë. Rritja ekonomike për vitin 2011, bëri të ditur Bode, do të jetë 5%.
Duke u ndalur në projektin e buxhetit për pjesën e dytë të vitit, Bode tha se shkurtimet në buxhet parashikohen 18.3 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat do të jenë 14 miliardë lekë më pak se parashikimi në fillim të vitit. "Shkurtimet e parashikuara në këtë p/buxhet suplementar nuk do të prekin prioritetet, që do të thotë investimet publike, por shpenzimet administrative në të gjitha institucionet", deklaroi kreu i financave publike.
Bode siguroi gjithashtu se borxhi publik i vendit nuk do të pësojë rritje, por do të mbetet në të njëjtët parametra prej 59.7 % dhe se defiçiti buxhetor do të jetë 3.5 %. "Ky deficit nuk implikon angazhimet e buxhetit të shtetit në tregjet rajonale të cilat ndodhën në një periudhë destabilizimi dhe rritje të kostove në mënyrë progresive", tha Bode.
"Konsolidimi fiskal duhet të jetë objektivi thelbësor i masave të ndërmarra dhe i praktikave tona në menaxhimin e financave publike. Jo se një deficit dhe një borxh i rritur do të implikonte kosto eksesive në buxhetin e shtetit, por sepse sensibiliteti i opinionit ndërkombëtar dhe botës së biznesit është i tillë që vlerëson dhe çmon masat energjike të ndërmarra nga qeveritë në përmbushjen e objektivave për të stabilizuar rritjen e mëtejshme të borxhit publik", vijoi Bode.
Ministri Bode u shpreh se edhe këtë vit do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve. Sipas tij, fondi për pensionet, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, nga 54 miliardë lekë në vitin 2005, në vitin 2011 llogaritet 135 miliardë lekë. Në buxhetin e shtetit për vitin 2011, të ardhurat llogariteshin 362 223 milionë lekë, shpenzimet 409 035 milionë lekë dhe defiçiti 46 812 milionë lekë. Ndërkohë, të ardhurat nga pushteti vendor llogariteshin 31 772 milionë lekë.
Ndërkohë pas diskutimeve në parim, Kuvendi miratoi në parim p/ligjin "Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.355, datë 2.12.2010 "Për buxhetin e vitit 2011".
NDRYSHIMET NË BUXHET, SOT NË KUVEND
Ora 11:00- Nisí rreth orës 11:00, seanca plenare e Kuvendit, ku pritet të miratohen disa nga projektligjet më të debatuara në një seancë të vetme dhe pa praninë e opozitës. Ne axhendë është parashikuar miratimi i pr. buxhetit në parim, projektligji për regjistrimin e popullsisë, formula e privatizimit të INSIG si dhe borxhi që i detyrohemi Serbisë, si dhe votimin e dy pr/rezolutave që lidhen me vlerësimin e veprimtarisë së institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Duke mbrojtur shkurtimet në buxhet para komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ministri Ridvan Bode deklaroi pak ditë më parë se shkurtimet në buxhet parashikohen 18.3 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat do të jenë 14 miliardë lekë më pak se parashikimi në fillim të vitit.
"Shkurtimet e parashikuara në këtë p/buxhet suplementar nuk do të prekin prioritetet, që do të thotë investimet publike, por shpenzimet operative në të gjitha institucionet", deklaroi kreu i financave publike. Sipas Bodes ekonomia shqiptare i bëri ballë krizës ekonomike globale, por gjithsesi ndjeu efektet e saj, duke patur një ngadalësim të rritjes ekonomike. Por, kreu i financave publike siguron se rritja ekonomike e vendit do të jetë pozitive dhe më e lartë se një vit më parë, duke thënë se ajo do të jetë 5%, ndërsa borxhi publik i vendit nuk do të pësojë rritje, por do të mbetet në të njëjtët parametra prej 59.7 % dhe se defiçiti buxhetor do të jetë 3.5 %.
Pas diskutimit në parim buxheti do të rikthehet sërish në Komisonet Parlametare për diskutimin nen për nen. Ndërkohë po sot në Parlament pritet të kalojnë projektligji “Për rregjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave” të ndryshuar” i kundërshtuar fort nga shoqëria civile si dhe Projektligj “Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të INSIG-ut".
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera